25 Prill 2024

Ministri Lekaj inspektoi punimet në zgjerimin e rrugës Prishtinë-Pejë

Prishtinë, 22 shtator - Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj inspektoi punimet në zgjerimin e rrugës Prishtinë-Pejë, në segmentin në fshatin Zahaç.

Ministri Lekaj gjatë kësaj vizite u njoh nga afër me zhvillimin e këtyre punimeve si dhe ngecjen e cila ka ndodhur për shkak të pengesës e cila është paraqitur nga shtyllat elektrike të cilat gjenden në këtë pjesë të kësaj rruge.

Në prononcimin e tij për media ministri Lekaj tha:“ Kam marrë informata të sakta për të gjitha pengesat që janë paraqitur për stërzgjatjen e punimeve ne këtë segment rrugor, duke filluar nga dislokimi i shtyllave elektrike por edhe një stërzgjatyje në tërësi e projekteve për shpronësim."

"Ky segment rrugor dhe rrugët tjera kanë pësuar për vendimmarrje sepse janë lënë anash dhe kanë hy vetëm në ato që janë në sipërfaqe por nuk kanë marrë vendimeqë kanë ndihmuar zhvillimin e projekteve. Sot jam këtu së bashku me kryetari e komunës që t’ju themi qytetarëve se ka kaluar koha, e stërzgjatjeve të projekteve, ka kaluar koha e individëve, të caktuar që për inetresa individuale kanë zhvilluar projekte. Kjo rrugë do t’ju shërbej të gjithë qytetarëve pa dalllime dhe këtu jam me gjithë mbështetjen e stafit tim, profesional që ky segment rrugor të mos ketë stërzgjatje por që të përfndojë, në fund të këtij viti.

"Ne si Ministri e Infrastrukturës dhe unë si ministër do të jemi afër qyetarëve dhe zgjidhjeve të problemeve. Tek unë si ministër nuk do të ndikoi politika as subjekti politik, por do të jem në shërbim të qyetarëve të Pejës."

"Nuk do të ndalet asnjë projekt por të gjitha projekte do të zhvillohen, sipas procedurave të prokurimit publik dhe ne jemi të gatshëm, t’i mbështesim të gjitha projektet, edhe pse me 2 gusht është ngrirë i tëtë buxheti i Ministrisë së Infrastrukturës, dhe janë dikund 45 milionë euro të cilat janë tërhequr nga të gjitha projektet, dhe me rishikimin e buxhetit do t’i financojmë këto projekte. Do të jem i saktë në realizimin e projekteve siç janë paraparë duke u përballur me të gjitha sfidat dhe parregullsitë që gjinden në të gjitha projekte. Sot në Pejë iu them qytetarëve të Pejës se do të mbështesim të gjitha ato projekte që shkojnë në favorin e tyre“.

Ministri Lekaj vlerësoi se që nga nesër do të dislokohen shtyllat elektrike të cilat janë në këtë pjesë të rrugës, pasi që është arritur marrëveshja me KEDS-in.

Gjatë këtij inspektimi i pranishëm ishte edhe kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri i cili teksoi:” Në këtë pjesë të rrugës janë edhe 78 shtylla të cilat duhet të eleminohen nga rruga, pas arritjes së një marrëveshjes me KEDS-in që të arrihet asfaltimi i rrugës. E falenderojmë ministrin Lekaj që ka gjetur kohë për të vizituar këtë pjesë, dhe për të arritur një marrëveshje për realizimin e plotë të këtij projekti“.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)