20 Prill 2024

Ministri Lekaj informon FMN-në për projektet infrastrukturore

Prishtinë, 8 dhjetor - Sot ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, priti në takim një delegacion nga Fondi Monetar Ndërkombëtar i kryesuar nga Stephanie Eble, Shefe i misionit për Kosovë.

Temë kryesore e këtij takimi ishin projektet e infrastrukturës rrugore, duke i dhënë theks të veçantë projektit të Autostradës R6, Prishtinë-Hani i Elezit - “Arbër Xhaferi”.

Ministri Lekaj theksoi se është duke u përpjekur që të kryhen projektet duke u bazuar në qarkoren buxhetore sipas afatit të paraparë.

"E kam thënë dhe po e përsëris se praktikat e deritanishme që e kanë dëmtuar strukturësn buxhetore duhet të ndalen, ne duhet të largohemi nga deficiti buxhetor për aq sa na lejojnë ligjet e vendit tonë."

"Kur është fjala për Autostradën Prishtinë Hani i Elezit, janë tejkaluar pengesat për stërzgjatjen e këtij projekti, afati i përfundimit të kësaj autostrade është zgjatur për një vit, ndërsa punimet e kësaj autostrade do të përfundohet më 31 dhjetor 2018.

Sa i përket autostradës për Gjilan, ministria ka thënë se kanë programuar në vija buxhetore për katër vite, duke filluar nga viti i ardhshëm.

"Lidhur me projektin tjetër Prishtinë-Pejë, segmenti Kijevë-Zahaç, jemi duke biseduar me EBRD, që të hyjmë në obligime, por që do të jenë të programuara sipas buxhetit. Jemi duke punuar edhe sa i përket vazhdimit të Autostradës për Merdare."

"Do të punohet edhe rreth projektit të zgjerimit të pistës së Aeroportit të Prishtinës, duke e përmbyllur si projekt të rëndësishëm për vendin tonë", ka theksuar ministri Lekaj. 

Ministri Lekaj theksoi se janë duke u realizuar edhe projekte të shumta të asfaltimit të rrugëve në vendit tonë.

Në anën tjetër, përfaqesuesja e FMN-së Staphanie Eble u interesua rreth ecurisë dhe realizimit të projekteve infrastruktururore në vendin tonë siç është projekti i Autostradë Prishtinë-Hani i Elezit dhe projektet të tjera infrastrukturore. 

​

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)