19 Prill 2024

Ministri Lekaj diskuton për problemet e Mamushës, Infrakosit dhe Trainkos

Prishtinë, 22 shtator - Ministri i Infrastukurës, Dr. Pal Lekaj, ka pritur në takime të ndara përfaqësuesit e Komunës së Mamushës dhe bordin drejtues të Infrakos dhe Trainkos.

“Në takimin me udhëhqësit e Komunës së Mamushës, biseduam për mundësinë e ndërtimit të një bypass-i, i cili do të mundësojë kyçjen në autostradën "Ibrahim Rugova" për rreth 40 mijë banorë.

"Po ashtu sot takova bordin drejtues të Infrakosit dhe Trainkosit. Lëvizja e trenit do të realizohet për t'i shërbyer qytetarëve dhe bizneseve në qarkullimin sa më të lehtë dhe sa më pak të kushtueshëm", theksoj ministri Lekaj.

Për të dyja këto çështje, qysh sot ministri ka ndërmarrë hapa konkret për të bërë zgjidhje.

"Do të punojmë që këto të realizohen në afat sa më të shpejtë. Ne kemi ardhë këtu në shërbim të qytetarit dhe së bashku do të arrijmë suksese”, theksoj ai. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)