28 Mars 2024

Ministri i Ekonomisë pezullon përzgjedhjen e kryeshefit të ri të Infrakos

Prishtinë, 11 mars - Ministri e Ekonomisë dhe Ambientit (MEA), Muharrem Nitaj ka njoftuar përmes një shkrese zyrtare se ka kërkuar nga Bordi i Infrakos-it që ta pezullojë përzgjedhjen e kryeshefit të ri ekzekutiv të kësaj ndërmarrjeje, me arsyetim se në proces të përzgjedhjes nuk janë zbatuar kriteret e konkursit, por ata këtë çështje e kanë bërë akt të kryer, me çka kanë bërë shkelje.

''Si ministër i Ekonomisë dhe Ambientit nuk kam pranuar që të procedoj me rinominimin e bordeve të përkohshme, në kohën kur veç procesi i zgjedhjes së bordeve të rregullta është në fazën përfundimtare!'', thekson ministri Nitaj.

Edhe për ato ndërmarrje ku ka përfunduar procesi i intervistimit dhe poentimit, siç është rasti me Bordin e Telekomit, përzgjedhjen dhe emërimin e tij ia MEA e ka lënë tek Qeveria e ardhshme.

''E kam vlerësuar se zgjedhja e bordeve të reja duhet të jetë në diskrecionin e Qeverisë së re. Por kjo nuk nënkupton që bordet e përkohshme që janë në ditët e fundit të tyre, mund të bëjnë përzgjedhjen e ngutshme të kryeshefave ekzekutivë të ndërmarrjeve publike, madje edhe duke shkelur rregullat e konkursit, e shpesh edhe në kundërshtim me ligjin, siç ka ndodhur me kryeshefin ekzekutiv të Infrakos-it.''

''Pavarësisht se unë si Ministër e në cilësinë e aksionarit të Infrakos-it, me shkresë zyrtare qysh dje kam kërkuar nga bordi i Infrakos-it që ta pezullojë përzgjedhjen e kryeshefit të ri ekzekutiv, me arsyetim se në proces të përzgjedhjes nuk janë zbatuar kriteret e konkursit, ata këtë çështje e kanë bërë akt të kryer, me çka kanë bërë shkelje'', ka deklaruar Nitaj.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)