20 Prill 2024

MI do të ndihmojë komunat në përmirësimin e infrastrukturës rrugore

Prishtinë, 12 tetor - Në kuadër të vizitave që po iu bënë komunave ministri i Infrastrukturës  Pal Lekaj e vizitoi komunën e Hanit të Elezit, që u prit nga kryetari i kësaj komune Rufki Suma.

Kryetari Suma e njohu nga afër me projektet që janë duke u realizuar në këtë komunë siç është projekti Glloboçicë-Gorancë si dhe projektet që duhet të realizohen në këtë komunë.

Ndërsa, ministri Lekaj theksoi se do të ndihmojë komunat në përmirësimin e infrastrukturës rrugore brenda mundësive që i lejon buxheti i ministrisë, duke e përfshirë edhe sinjalizimin e rrugëve dhe projekte të tjera infrastrukturore, në kuadër të kësaj hynë edhe ndërtimi i rrugëve në komunën e Hanit të Elezit.

Ministri Lekaj dhe kryetari Suma, panë afër rrugën e Glloboçicës, në pjesën ku po ndodhë shembja dheut.

Me këtë rast ministri Lekaj vlerësoi se do të gjendet forma se si të sanohet sa më parë kjo pjesë e kësaj rruge.​

Ministri Lekaj vizitoi edhe komunën e Kaçanikut, ku prit nga kryetari i kësaj komune Besim Ilazi.

Në këtë takim u bisedua për vazhdimin  projekteve të cilat janë duke u realizuar në këtë komunë si dhe tejkalimin e pengesave të cilat janë paraqitur si dhe  projektet që do të kryhen në të ardhmen.

Gjatë këtij takimi ministri Lekaj theksoi se do t'i përkrahë projektet e infrastrukturës rrugore të komunës së Kaçanikut.

Pas këtij takimi ministri Lekaj e vizitoi edhe fshatin Kovaçe, në pjesën ku ka rrëshqitur toka pas punimeve që janë duke u zhvilluar për ndërtimin e Autostradës "Arbër Xhaferi".

Ministri Lekaj iu premtoi banorëve të këtij fshati se pas mbledhjës së të dhënave nga ana e komisionit do të dalim veprim konkret.​

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)