28 Mars 2024

MF dhe Fondi Saudit bisedojnë për rrugën Prishtinë - Mitrovicë

Prishtinë, 27 mars - Ministri i Financave Bedri Hamza priti sot në takim  përfaqësuesin e Fondit Saudit Abdullah Al-Shoaibi, ku u diskutua për bashkëpunimin ndërmjet dy institucioneve e në veçanti në fushën e investimeve në infrastrukturën rrugore, në realizimin segmentit rrugorë M2 të drejtim të Mitrovicës e financuar nga Fondi Saudit.

Gjatë takimit u theksua se segmenti rrugor M2 të drejtim të Mitrovicës, ka një  rëndësi të veçantë për qytetarë e këtyre komunave si dhe ndikon në zhvillim ekonomik dhe në të ardhmen politike të Republikës së Kosovës.

Në takim u diskutua edhe për mbështetjen e sektorit të shëndetësisë, për furnizimin e QKUK-së me paisje mjekësore dhe shtretër.

Gjithashtu gjatë takimit të dyja palët u dakorduan për rritjen dhe intensifikimin e bashkëpunimit ndërmjet  Qeverisë së Republikës së Kosovës edhe Fondit Saudite sidomos ne investimet të cilat ndikojnë drejtë për së drejti në jetën e qytetarëve të Kosovë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)