25 Shtator 2022

Mbyll terminalet Aeroporti më i madh rus "Sheremetyevo"

Moskë, 16 mars - Aeroporti ndërkombëtar "Sheremetyevo" në Moskë, aeroporti më i madh i Rusisë, ka mbyllur përkohësisht disa nga terminalet e tij dhe ka ndaluar projektet e reja të investimeve.

Në njoftimin e aeroportit thuhet se terminalet E dhe D u mbyllën përkohësisht për shkak të zvogëlimit të trafikut të pasagjerëve për shkak të sanksioneve. Gjithashtu u theksua se pista e tretë në aeroport është mbyllur.

“Masat e marra do të jenë të vlefshme deri në kthimin e qarkullimit të pasagjerëve”, thuhet në njoftim.

Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja kanë vendosur të mbyllin hapësirën ajrore për avionët rusë ndërsa Rusia ka zbatuar vendim të ngjashëm për sanksionet.

Disa kompani ajrore dhe turistike në Rusi kanë pezulluar fluturimet e tyre ndërkombëtare për shkak të rrezikut që avionët rusë të sekuestrohen nga kompanitë perëndimore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 shtator 2022

- Federata Atletikës së Kosovës dhe Departamenti i Sporteve, organizon maratonën “Prishtina 2022”, në të cilën marrin pjesë mbi 500 garues. (Nisja bëhet nga Teatri Kombëtar, ora 9:00)

- Me qëllim të koordinimit ndër-institucional mes Qeverisë dhe Pushtetit Lokal mbahet takimi i përbashkët me Kryeministrin, Albin Kurti, Ministrin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, Ministrin e Financave, Hekuran Murati, Ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe Kryetarët e Komunave me ç ‘rast do të diskutohet performanca buxhetore e Komunave dhe Investimet Kapitale, energjia, etj... (Hotel Dukagjini në Pejë, ora 10:00)

- Partia Demokratike e Kosovës mban Konventën Programore të Gruas Demokratike të Kosovës.  (Hotel Emerald, ora 10:00)  

- Lidhja Demokratike e Kosovës, Dega në Gjilan mban konventën e madhe programore. (Salla e Teatrit të Qytetit në Gjilan, ora ora 11:00)

- Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë bën prezantimin e instalacionit simbolik “Fëmijët në Shkolla”. (Sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë, ora 12:00)
 
- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me Zëvendëskryeministren për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, Emilija Redžepi, marrin pjesë në hapjen solemne të Qendrës Kulturore Boshnjake, me rastin e festimit të Ditës Kombëtare të Boshnjakëve. (Qendra Kulturore Boshnjake në Prizren, ora 14:00)