29 Mars 2024

Marrëveshja mes Nokias dhe Skype, bisedë falas nga celulari

Helsing, 10 mars - Faturave të telefonit celular po u kalon koha. Me marrëveshjen e re të bërë mes Nokias dhe kompanisë së internetit Skype ka filluar epoka e bisedave falas dhe pa limit në celularë.


Marrëveshja e re e bërë mes prodhuesit finlandez të celularëve Nokia dhe kompanisë së internetit Skype ka hapur epokën e bisedave telefonike falas dhe pa limit. Pritet që shërbime të tilla të zhvillohen në botën e celularëve.

Me më tepër se 580 milion anëtarë në të gjithë botën kompania telefonike e internetit Skype nënshkroi marrëveshjen e parë shumë të rëndësishme me Nokian në fushën e aparatëve celularë.

Skype mund të hapet në celularët e zgjuar Nokia të cilët punojnë me sistemin Symbian. Skype ka nxjerrë një version të veçantë për Symbian ‘ Skype for Symbian’.

Flisni falas në celular
Programi “Skype for Symbian” mund të merret falas nga platforma e aplikimeve të celularëve Nokia, Ovi Store. “Skype for Symbian” si një paraqitje e fundit e sistemit menaxhues Symbian mund të merret nga të gjithë ato që përdorin celularë Nokia.

Telefonët Nokia si WiFi ose GPRS, EDGE dhe 3G të cilët mundësojnë lidhjen me internetin në bazë të statistikave të celularëve mund të lidhen me Skype.

Me anë të celularëve celularë Nokia që kanë shtuar aksesorët e Skype mund të flisni pa pagesë dhe pa limit ‘skype me skype ‘ me të gjithë përdoruesit e Skype në të gjithë botën.

Me cilat firma po komunikon Skype?


Ndërkohë që bëhen kursime të mëdha përsa i përket telefonatave ndërkombëtare dhe mesazheve të dërguara jashtë vendit përdoruesit mund të kenë mundësi të dërgojnë mesazhe në çast. Përveç informacionit si fotografi apo video edhe lloje të tjera të dosjeve do të mund të ndahen nga ana e përdoruesve të Skype. Numri i përdoruesve të celularëve Nokia arrin në mbi 200milion.

Drejtuesi i Skype Russ Shaw theksoi se në të ardhmen synojnë të bëjnë aplikime të ngjashme edhe në celularët Blacberry dhe në aparatatet që kanë sistemin Android të zhvilluar nga Google.

Gjithashtu theksoi se vazhdojnë takimet me prodhuesit e tjerë të celularëve si Samsung, LG dhe Motorola.

Skype bëri zhurmë të madhe dhe muajin e kaluar me prezantimin e marrëveshjes me Verizon Wireless. Bazuar në marrëveshje duke filluar që nga ky muaj Skype është infiltruar në telefonët e Verzonit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)