28 Mars 2024

Marrëveshja e Trieshtës, një instrument i rëndësishëm në zhvillimin e transportit

Prishtinë, 14 korrik - Këto ditë u mbajt Samiti i Trieshtës së vazhdimësi e procesit të Berlinit për vendet e Ballkanit Përendimor ku mori pjesë edhe minstri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku.

Gjatë samitit kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, së bashku me homologët e tjerë të vendeve të Ballkanit Perëndimor, nënshkroi Traktatin e transportit të vendeve të Ballkanit përmendimor me Bashkimin Evropian, i cili pritet të jetë instrument i rëndësishëm në zhvillimin e transportit dhe infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore dhe me ndikim të madh në zhvillimin ekonomik të vendit.

Ministri Zharku mori pjesë në sesionin e ministrave të transportit ku u diskutua rëndësia e Traktatit të transportit si dhe siguria në komunikacionin si çështje, me fokus të veçantë në të gjitha vendet.

Gjatë këtij samiti, ministri Zharku mori pjesë edhe në takimin e kryeministrit Mustafa, me komisioneren për transport zonjën Violeta Bulc si dhe me zëvendëspresidentin e Bankës Botërore për Evropë dhe Azinë Qendrore, Cyril Muller. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)