20 Prill 2024

MAP mbanë diskutimin e radhës me Agjencinë e Aviacionit Publik

Prishtinë, 18 prill - Në kuadër të debatit katër ditor të organizuar nga Ministria e Administratës publike, me përfaqësues të Aviacionit Publik, të Ministrisë së Infrastrukturës, të ZKM-së, të ZK-së së BE-së, të SIGMA-s dhe të shoqërisë civile, u fol për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit NR.03/L-051 për Aviacionin Civil.

Me këtë rast u tha se Republika e Kosovës, përkatësisht AAC-ja, e themeluar me ligjin bazik është përgjegjëse për rregullimin e sigurisë së aviacionit civil dhe rregullimin ekonomik të aeroporteve dhe shërbimeve të navigacionit ajror në Republikën e Kosovës. AAC-ja ka statusin e agjencisë ekzekutive në kuadër të ministrisë përgjegjëse për infrastrukturë dhe transport. Ndaj veprimtaria e AAC-së do të mbikëqyret nga Qeveria dhe nga ministri i ministrisë përgjegjëse për infrastrukturë. Ndërsa, pas gjashtë muajve, pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, ministria do të bëjë ndryshimi-plotësimin e Rregullores për organizimin e brendshëm me të cilin do të përcaktohet struktura organizative e AAC-së. Ndërkaq, të punësuarit e AAC-së do të vazhdojnë të kenë statusin e nëpunësve civilë edhe pas hyrjes në fuqi të këtij ligji.

Rreth këtyre risive që praktikisht i sjell projektligji në debat, u diskutua në mënyrë detale. Mbi këtë bazë, doli konstatimi se AAC-ja, nuk duhet të ketë kurrfarë lidhjeje, me Kuvendin e Kosovës, për faktin se veprimtaria e këtij institucioni nuk përputhet me atë të Kuvendit. Meqë, me këtë rast, u preken shumë çështje, që kërkojnë trajtim të posaçëm, u kërkua që në ditët në vijim të caktohet një takim me përfaqësuesit e Sekretariatit për Racionalizimin e Agjencive për të diskutuar më në detaje çështjen e AAC-së.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)