28 Mars 2024

LVV dorëzon mocion për shkarkimin e bordit të RTK-së

Prishtinë, 4 dhjetor - Sot, Grupi Parlamentar i Lëvizje Vetëvendosje! (LVV) ka dorëzuar kërkesën për mocion përmbajtësor në lidhje me gjendjen në RTK dhe shkarkimin e Bordit të drejtorëve të RTK-së.

LVV konsideron se detyrë parësore e Bordit është të sigurojë mbarëvajtjen e RTK-së me përmbushjen e misionit të saj dhe me qendrueshmëri operative e financiare.

Bordi i drejtorëve gjithashtu përzgjedh drejtorin e përgjithshëm, i cili menaxhon veprimtarinë e RTK-së.

''Zgjedhja e kundërligjshme e Drejtorit të Përgjithshëm nuk është shkelja e vetme dhe sjellja e vetme joprofesionale e Bordit të RTK-së.''  

''Prej emërimit, Bordi i tashëm ka dështuar rëndë të përmbush detyrat e veta dhe ka shkelur qartë dispozitat kyçe të Ligjit për RTK-në'', thekson LVV.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)