03 Korrik 2020

Lufthansa planifikon mbylljen e 22,000 vendeve të punës

Frankfurt, 11 qershor - Linja gjermane, Lufthansa ka thënë se planifikon mbylljen e 22,000 vendeve të punës, teksa tenton të përballojë rënien e numrit të fluturimeve prej shpërthimit të pandemisë me koronavirus.

Kjo kompani ka parashikuar rimëkëmbje të ngadalshme dhe ka theksuar se pret që të ketë 100 aeroplanë më pak pas përfundimit të krizës.

Lufthansa ka thënë se gjysma e vendeve të punës do të mbyllen në Gjermani, dhe shpreson që të arrijë marrëveshje me sindikatat deri më 22 qershor.

“Qëllimi është që t’i hapim rrugë ruajtjes së vendeve të punës, sa më shumë që mundemi në Grupin Lufthansa”, ka thënë kjo kompani.

Kjo linjë ajrore punëson më shumë se 135,000 persona në gjithë botën. Shumica prej tyre janë në Gjermani.

Drejtori për Punë në Lufthansa, Michael Niggemann ka thënë se a ulje të konsiderueshme të shpenzimeve të personelit gjatë krizës, "ne do ta humbim mundësinë për një rikthim më të mirë pas krizës dhe rrezikojmë që Grupi Lufthansa të dalë nga kriza më i dobët”.

Muajin e kaluar kjo kompani ka nënshkruar marrëveshje me Qeverinë gjermane në vlerë të 9 miliardë eurove, me qëllim të ikjes nga shkatërrimi.

Qeveria gjermane do të menaxhojë 20 për qind të aksioneve të kompanisë, të cilat tenton t’i shesë deri në fund të vitit 2023.

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 Korrik 2020

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, viziton Republikën e Shqipërisë ku do të zhvillojë takim me kryeministrin Edi Rama. (Pallati i Brigadave në Tiranë, ora 10:00)

- Ministri  i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, viziton Komunën e Deçanit, ku pritet në takim nga kryetari Bashkim Ramosaj. (Salla e Asamblesë Komunale, Deçan, ora 10:00)

- Ambasadori hungarez në Kosovë, Laszlo Markusz, viziton Komunën e Gjakovës. (Ndërtesa e Komunës, ora 10:45)

- Lëvizja FOL organizon konferencë për media, me ç’rast do të publikoj raportin “Pagesat e Vendimeve Gjyqësore nga Komunat - Vitet 2017, 2018, 2019”. (Zyret e Lëvizjes FOL, ora 11:00)

- Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama mbajnë konferencë e përbashkët për shtyp. (Pallati i Brigadave në Tiranë, ora 11:15)

- Hapet ekspozita “Ditarët e Depresionit” e realizuar nga Ferdi Limani. (Shtëpia e Evropës në Prishtinë, ora 12:00)

- Banorët e lagjes ”Qendra” protestojnë, të pakënaqur me shërbimet komunale. (Rr.“Rexhep Luci”, ora 12:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media në të cilën flasin deputetët Arbërie Nagavci dhe Hajrulla Çeku. (Oborri i Kuvendit të Kosovës, ora 13:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti takohet me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta. (Presidenca e Shqipërisë, ora 13:10)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti takohet me Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi. (Zyra e Kryetarit të Kuvendit, ora 14:00) 

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti takohet me Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. (Zyra e Kryetarit të Bashkisë, ora 14:45)
 
- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti takohet me Kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. (Zyra e Kryetarit të PD-së, ora 15:30)