28 Mars 2024

Ligji për taksën ekologjike do të futet në planin legjislativ të vitit 2020

Prishtinë, 10 qershor - Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, ka pritur sot në takim ministrin e Financave, Bedri Hamza, me të cilin kanë diskutuar në lidhje me agjendën legjislative, projektet kapitale mjedisore si dhe ligjin për taksen rrugore dhe ekologjike.

Në takim Ministri Matoshi falënderoi ministrin Hamza për angazhimin e ministrisë së financave në kryerjen e procedurave që lidhen me vlerësimet financiare për projektligjet  që sponsorizon Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Në lidhje me këtë Matoshi kërkoj përkrahjen e ministrit Hamza që edhe me tej të përkrahë MMPH-në në shtyrjen përpara të agjendës legjislative për të plotësuar kështu me kohë planin legjislativ 2019.

Në takim Matoshi e Hamza kanë biseduar për projektin e ndërtimit të impiantit për trajtimin e ujërave te zeza në komunën ë Gjilanit.

“Si ministër i mjedisit e vlerësoj shumë nënshkrimin e marrëveshjes për ndërtimin e impiantit të trajtimit të ujerave të zeza në Komunën e Gjilanit, projekt ky i cili do të këtë ndikim të madh në mbrojtjen e shëndetit të qytetareve, lumenjve dhe mjedisit në përgjithësi” deklaroi ministri Matoshi”.

Ministri Matoshi po ashtu ka kërkuar nga ministri Hamza fillimin e procedurave për plotësim ndryshimin e ligjit për taksen rrugore dhe ekologjike.

“Ligji aktual për Taksën Rrugore dhe Ekologjike për Automjete kategorizon veturat vetëm në bazë të peshës sa i përket nivelit të pagesës, ku veturat deri në 3.5 tonë paguajnë taksë ekologjike 10 euro, kurse veturat e mbi 3.5 tonë paguajnë shumën prej 30 euro.

Sipas këtij ligji taksa ekologjike ka për qëllim ngritjen e cilësisë së mbrojtjes së Ambientit, andaj pagesa për këtë taksë duhet të bëhet në proporcion më dëmin që shkaktojnë veturat në mjedis” deklaroi ministri Matoshi.

Ministri Matoshi ka deklaruar që ligji aktual në aspektin e pagesës i trajton të gjitha veturat njëjtë duke përfshirë ato hibride dhe elektrike, të cilat janë më miqësore me mjedisin, dhe si të tilla duhet të kenë lehtësira në nivelin e pagesës për taksen ekologjike.

“Rishikimi i këtij ligji dhe harmonizimi me parimet dhe politikat progresive mjedisore do të ndikojë në përmirësimin e gjendjes së mjedisit dhe zhvillimin e ekonomisë së gjelbër në shtetin tonë”, ka vlerësuar ministri Matoshi.

Në lidhje me këtë iniciativë të ministrit Matoshi, ministri Hamza ka deklaruar që do të mbështes këtë iniciativë dhe ky plotësim ndryshim i këtij ligjit do të futet në planin legjislativ të vitit 2020.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)