28 Mars 2024

Lëshohen në qarkullim pullat postare “Frutat e malit”

Prishtinë, 4 qershor - Sot, Posta e Kosovës lëshoi në qarkullim emisionin e ri të pullave postare të titulluar: “Frutat e malit - qershizë mali, dredhëz mali dhe mjedra”. 

Kësaj here, Filatelia e Kosovës, ju prezanton pullat postare që bartin imazhe nga biodiversiteti i Kosovës, të cilat janë bimë ushqyese të malit, frutat e tyre kanë vlera ushqyese, si dhe ndikim shërues. Ato përhapen përmes ciklit natyral  shpërndarës, pa ndikimin e njeriut. 

Qershizën e malit - boronicën (Vaccinium myrtillus), e cila është shkurre e vogël shumëvjeçare që me frutat e saj bën pjesë në pemët e malit. Periudhën e lulëzimit e ka në maj dhe qershor, ndërkaq pjekjen e frutave e ka në korrik e gusht. Frutat kanë ngjyrë të kaltër dhe shije të mrekullueshme, që janë të pasura me hekur, magnez dhe vitaminat C, E, A, B dhe rekomandohen si pjesë e terapisë për anemi. Frutat dhe gjethet kanë përdorim të gjerë në prodhimin e lëngjeve, xhemit dhe çajeve. 

Dredhëzën e malit (Fragaria vesca), e cila është lloj i dredhëzës që rritet skaj malit. Ka lulen e bardhë dhe të vogël, nga e cila më pastaj formësohen frutat e kuqe. Dredhëza e malit ka një aromë intensive dhe shije të mrekullueshme. Është e pasur me vitaminat C dhe E, ndërkaq në gastronomi ka vend të pazëvendësueshëm te gatimi i ëmbëlsirave dhe disa gjellëve të ëmbla. Gjethet dhe rrënjët përdoren në formë të çajit në mjekësinë popullore. 

Mjedrën e malit (Rubus idaeus), bimën shumëvjeçare me ngjyrë të kuqe nga familja e trëndafilit, të cilat kanë aromë dhe shije të veçantë. Janë të pasura me vitaminën C dhe E. Në mjekësi popullore si pjesë shëruese e kësaj bime përdoren edhe gjethet, ndërkaq frutat për shkak aromës dhe shijes specifike kanë një përdorim të gjerë në prodhim të lëngut, pestilit dhe ëmbëlsirave të ndryshme. 

Filatelia e Postës së Kosovës, do të kujdeset edhe në të ardhmen që përmes pullave postare ta prezantoi dhe promovoi shtetin e Kosovës anekënd botës me bukuritë e saj natyrore që ka pa fund! 

 


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)