29 Mars 2024

Lekaj: Projektet e mbetura do te realizohen sipas dinamikës

Prishtinë, 27 tetor - Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve Agim Shahini u prit nga Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj ku biseduan për përshpejtimin e projekteve infrastrukturore që do të ndikojnë në përmirësimin e ambientit biznesor në Kosovë.

Shahini kërkoi nga Ministri që projektet e mbetura dhe të parealizuara të përshpejtohen me qëllim që zhvillimi dhe qarkullimi i automjeteve të renda dhe te lehta të ketë kosto më të lire për bartjen e mallrave dhe të udhëtarëve si në brendësi të vendit po ashtu edhe jashtë.

Gjatë këtij takimi u diskutua edhe për Hekurudhat e Kosovës dhe projektet e mbështetura nga BERZH e që kanë mbet peng i ndryshimit të këtij projekti ne Ferizaj dhe kjo rrezikon që mjetet te humben dhe te rialokohen në destinim tjetër gjë që për Kosovën  do te ishte dem i madh.

Autostradat ne Kosovë si e kombit ashtu edhe  Arbër Xhaferit u vlerësuan si tepër te rëndësishme për qarkullimin me te shpejt dhe kosto me te ulet si lehtësim për zhvillimin e ekonomik te vendit, por Kosova duhet të vazhdoj edhe me projekte të tjera q  e lidhin Kosovën me vendet regjionale si me Malin e Zi dhe me Serbinë, Autostrada Prishtinë – Mitrovicë , Prishtinë – Pejë te filluara gati që 10 vite te përfundojmë sa ma shpejt sepse kjo po e dëmton edhe fuqin ekonomike edhe imazhin e vendit gjëja se Kosova nuk ka mundësi apo kompani vendore të përgjegjshme që I përfundoj punët sipas afateve kohore, por ne mendojmë se kompanitë vendore janë të përgjegjshme por pengesa është mungesa e fondeve apo përgjegjësia e Ministrisë se Infrastrukturës për të proceduar këto projekte.

Autostrada Prishtinë – Gjilan- Dheu I Bardh është e rëndësisë së veçantë por duhet të patur kujdes procedurat për të cilat Organi Shqyrtues I Prokurimit Publik ka dhënë vërejtjet e veta serioze për procedurat e zhvilluara gjate tenderimit dhe mendojmë se me një rishqyrtim serioz të Ministrisë se Infrastrukturës dhe eksperteve te saj do të përfiton edhe buxheti i Kosovës duke kursyer mjete financiare mbi 20 milion e qe këto mjete mund te investohen ne ndonjë projekt tjetër.

Ministri z.Pal Lekaj,  tha se jemi te hapur për bashkëpunim me Aleancën e Biznesit dhe kontributi i juaj në të kaluarën dhe sot  ka qen shumë i madh dhe ne e vlerësojmë  se projektet te cilat i ka bere AKB e që kanë ndikuar ne rritjen e vetëdijes se konsumimit te prodhimeve vendore si dhe punësimeve te reja,  por edhe rritjen  e eksportit te cilat kanë ndikuar ne zhvillimin e sektorit privat ne Kosove.Këto projekte te lartcekura pajtohem se do te rrisim përgjegjësin dhe transparencën duke i dhen prioritet rritjes se cilësisë dhe  kursimeve buxhetore por edhe realizimet ne afate kohore sipas kontratave.

Sipas Ministrit z. Lekaj nuk do te ketë vonesa, ritmi i punës në këtë Ministri është rrit dhe përgjegjësia ka dhënë efektin e vet në ditët e para dhe projektet e mbetura do te realizohen sipas dinamikës dhe afate kohore të nënshkruara më herët, po ju garantoj se parat e taksapaguesve do te kursen maximalisht dhe do te investohen ne projekte me interes sa më te madh publik e që shpresojmë se ne vitin 2019 se Kosova do të merr një pamje krejt ndryshe sa i përket infrastrukturës rrugore.

Sipas Ministrit z. Lekaj nuk do te ketë vonesa, ritmi i punës në këtë Ministri është rrit dhe përgjegjësia ka dhënë efektin e vet në ditët e para dhe projektet e mbetura do te realizohen sipas dinamikës dhe afate kohore të nënshkruara më herët, po ju garantoj se parat e taksapaguesve do te kursen maximalisht dhe do te investohen ne projekte me interes sa më te madh publik e që shpresojmë se ne vitin 2019 se Kosova do të merr një pamje krejt ndryshe sa i përket infrastrukturës rrugore.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)