20 Nëntor 2018

LB kërkon Qeveria t’i arsyetojë 53 milionë ose të japë dorëheqje

Prishtinë, 8 qershor - Lëvizja për Bashkim (LKB) me shqetësim po i përcjell ngjarjet që kanë të bëjnë me ndarjen e 53 milionë eurove shtesë nga ana e Qeverisë së Kosovës për kompaninë Bechtel-Enka, me arsyetimin e zgjatjes së afatit të Kontratës edhe për një vit për ndërtimin e autostradës Arbën Xhaferi.

Kjo sipas LB-se shumë bie ndesh me pohimet e zyrtarëve të qeverisë së kaluar, të cilët pohojnë se marrëveshja në parim, me kompaninë ka qenë 14.78 milion euro shtesë.

"Që nga fillimi, realizimi i Kontratës i ka pasur vështirësitë e veta për shkak të planifikimit të keq të ish-qeverive, që ka sjellë si pasojë zgjatjen e punimeve edhe për një vit, si dhe kosto shtesë nga buxheti i shtetit."

"Sidoqoftë, qeveria aktuale ka miratuar një vendim që kostoja shtesë të jetë 53 milionë euro. Deri më tani as ministri Lekaj, e asnjë zyrtar tjetër i Qeverisë nuk ka arritur të shpjegojë sesi është arritur deri te kjo shifër", thekson LB.

Për më tepër, sipas LB-se nuk ka një material zyrtar në të cilin shpjegohet ndërtimi i kësaj kostoje, ku  do të ishte e përfshirë edhe kompania konsulente Hill International, përgjegjëse për menaxhimin e kontratës së ndërtimit të autostradës në fjalë.

Kjo situatë në variantin më të mirë dëshmon se kemi të bëjmë me keqmenaxhim të parasë publike nga qeveria aktuale, por edhe nga ajo e kaluara, kurse në variantin më të keq këto janë indikacione të një rasti të korrupsionit në përmasa galopante.

 Ky është një rast tipik, ku prokuroria e shtetit në bazë të detyrës zyrtare do të duhej t’i fillojë hetimet menjëherë.

Lëvizja për Bashkim kërkon nga qeveria që urgjentisht të shpjegojë sesi u avulluan edhe 39 milion euro shtesë dhe, nëse nuk arrin ta bëjë këtë, ajo duhet të japë dorëheqje për keqmenaxhim të parasë publike.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 nëntor 2018 - Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me IFC-në. (Holli i MTI-së, ora 10:00)
- Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon panelin e diskutimit, me temë “Integrimi i Gjyqtarëve dhe Prokurorëve Serb në Sistemin e Drejtësisë në Veriun e Vendit”. (Qendra e konferencave Orion, ora 10:30)

- Menaxhmenti i Universitetit te Prishtinës “Hasan Prishtina” mban konferencën ekskluzive për të informuar opinionin lidhur me rangimin e UP-së në databazën shkencore ndërkombëtare për institucione, Scimago. (Salla e Senatit në Rektorat, ora 10:30)

- Ministri për tregti dhe industri, Endrit Shala raporton para Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal lidhur me realizimin e planit të punës së këtij viti dhe planifikimet për vitin e ardhshëm. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 11:00)

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e auditimit për Pasqyrat Vjetore Financiare të Ndërmarrjes Publike Hekurudhat e Kosovës - Trainkos dhe raportin e auditimit për Pasqyrat Vjetore Financiare të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 225, ora 11:00)

- Promovohet libri i Ylli Cabiri i titulluar "Shqipëria mund të bëhët". (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 11:00)

- Në kuadër të aktiviteteve promovuese me qëllim të shënimit të Ditës Universale  të Fëmijëve Avokati i Popullit do të organizojë aktivitet me fëmijë të shkollave fillore, nga regjioni i Prishtinës, Gjakovës, Prizrenit, Gjilanit, Ferizajt, Pejës dhe Fushë Kosovës. (Zyrët Qendrore të IAP-së, ora 11:00)

- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapesinore raporton para Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor lidhur me gjendjen e mjedisit në Kosovë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 12:00)

- Zëvendës Presidenti i parë i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim Jürgen Rigterink i takohet me Ministrin e Financave Bedri Hamza ku edhe do të mbajnë një konferencë për media. (Ndërtesa e  Qeverisë, kati 11, ora 12:30)

- Drejtoria Komunale e Arsimit në Gjilan hap Zyrën për Këshillin e Nxënësve në nivel komunal me qëllim të bashkëpunimit dhe inkorporimit të kërkesave direkte të nxënësve si harmonizim i aktiviteteve të përbashkëta. (Objekti i Drejtorisë Komunale të Arsimit në Gjilan, ora 13:00)

- Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri dhe Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi raportojn para Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit lidhur me gjendjen e institucioneve korrektuese në Republikën e Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mbanë konferencë për media. (Zyrët qendore të Vetëvendosjes, ora 14:00 - shtyhet, ora 15:00)

- Kryetari Shpend Ahmeti do të nënshkruaj Memorandum Mirëkuptimi me përfaqësuesit e BERZh-it, për “Pristina Green City Action Plan”. (Komuna e Prishtinës, ora 15:00)

- Në kuadër të programit “Coca-Cola përkrah Rininë” mbahet eventi i rrjetëzimit i cili do të certikoj 150 të rinj të cilët kanë ndjekur trajnimin gjatë muajve Tetor-Nëntor 2018.  (Sheshi 21, ora 16:00)

- Kosovo 2.0 organizon hapjen e ekspozitës artistike dhe instalacionit “Handle With Care,” përgatitur nga artistet Jimini Hignett and Patricia Kaersenhout. (Hapësira e re e K2.0, rr. Ferat Dragaj 60-1, pas furrës Qerimi 1, ora 18:00)

- Galera e Ministrisë së Kulturës bën hapjen e ekspozitës “Peizazhet e Sejdi Kapllanaj”.  (Galeria e Ministrisë së Kulturës, ora 19:00)