23 Prill 2024

Lava rrezikon një autostradë kryesore në Havai

Havai, 21 maj - Një rrëke lave nga vullkani Kilauea në Havai, kërcënon të bllokojë një autostradë kryesore të shtetit, që shërben si rrugë shpëtimi për banorët e brigjeve ndërsa dy nga 22 të çara ishin bashkuar.

Një rrjedhë lave po përparonte me shpejtësi drejt juglindjes me një shpejtësi 270 metra në orë. Shkencëtarët thanë se rrjedha ishte 2.4 kilometra larg oqeanit.

Ndërsa magma shkatërroi katër shtëpi të tjera, ajo pritej të godiste autostradën 137 nëse vazhdonte të përparonte me të njëjtën shpejtësi.

Garda Kombëtare e Havait, paralajmëroi për evakuime të detyrueshme nëse rrugë të tjera bllokoheshin.

Dy lagje me afro 2 mijë vetë u detyruan të evakuohen, ndërsa lava shkatërroi 40 struktura.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)