20 Prill 2024

Lansohet pulla postare “Trashëgimia - Manastiri i Kryeengjëjve - Prizren”

Prishtinë, 10 dhjetor - Sot, Posta e Kosovës ka lëshuar në qarkullim postar emisionin e fundit për këtë vit të titulluar: “Trashëgimia_Manastiri i Kryeengjëjve_Prizren”.  

Kjo pullës postare prezanton gjurmët arkeologjike të Manastirit të Shën Arhangjelit (Kryeengjëjve), të cilin e ndërtoi Stefan Dushan Nemanja në grykën e Lumbardhit në Prizren, në vitin 1343, në një kompleks të ndërtesave të vendosura brenda murit mbrojtës të qytetit.   

Kompleksi përmban Kishën e Kryeengjëjve (Mëhill dhe Gabriel) me varrin e mbretit, e cila është ndërtuar mbi themelet e një kishe Paleokristiane.

Hulumtimet e para në këtë Manastir i gjejmë në vitin 1927, duke vazhduar gjatë viteve 1992-1995, që kanë pasur karakter mbrojtës.  

Sipas hulumtimeve, Kompleksi i Manastirit nuk është një lokalitet që i përket vetëm periudhës së Mesjetës së vonë, por është lokalitet shumë shtresor, me një diapazon të gjerë kronologjik të gjetjeve nga periudha e Eneolitit, periudha e Hekurit të vonë, periudha Antike e vonë dhe Mesjeta e hershme.  

Filatelia e Postës së Kosovës, për çdo vit emeton pulla postare me imazhet e trashëgimisë kulturore që ka Republika e Kosovës, me qëllim të promovimit të saj. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)