20 Prill 2024

Lansohet fushata “Të sigurt në rrugë gjatë dimrit”

Prishtinë, 3 dhjetor - Zëvendësministri i Ministrisë së Infrastrukturës, Idriz Selimaj, në bashkëpunim me Departamentin Koordinues të Këshillit për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor, Policinë e Kosovës dhe Auto Moto Club Kosova (AMCK), kanë bërë të hënën lansimin e fushatës “Të sigurt në rrugë gjatë dimrit”.

Përkitazi me fushatën, zëvendësministri i Ministrisë së Infrastrukturës, Idriz Selimaj, solemnisht bëri hapjen e kësaj fushate, duke bërë apel te ngasësit e automjeteve që nga data 15 dhjetor 2018, të jenë të pajisur me pajisjet dimërore.

Përmes kësaj fushate, Ministria e Infrastrukturës synon vetëdijesimin e qytetarëve të cilët janë pjesëmarrës në trafik gjatë sezonës së dimrit, të jenë të përgatitur dhe t’u kushtohet kujdes i veçantë pajisjeve dimërore, në mënyrë që siguria në rrugë të jetë në nivelin e duhur dhe të eliminohen pengesat të cilat e vështirësojnë qarkullimin e lirë të automjeteve.

Njëkohësisht, si formë informimi, Ministria e Infrastrukturës do të përdorë shpërndarjen e fletushkave, prej të cilave qytetarët do të mund të informohen më detajisht rreth përgatitjeve dimërore.

Me moton “Të sigurt në rrugë gjatë dimrit”, Ministria e Infrastrukturës, në partneritet me institucionet e tjera relevante në ruajtjen e sigurisë në rrugë, përmes materialeve informuese, pretendon të ofrojë mbështetje dhe të kooperojë në vazhdimësi me ngasësit e automjeteve.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)