25 Nëntor 2020

Kuvendi ta rishikojë vendimin e BQK-së për shtrenjtimin e sigurimit të veturave

Prishtinë, 9 mars - Instituti GAP ka publikuar raportin “Shtrenjtimi i sigurimit të veturave: mos transparenca dhe kufizimi i konkurrencës së lirë”.

GAP konsideron se edhe pse vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës ka ndikim të madh ekonomik, qoftë për qytetarët apo industrinë e sigurimeve, as vendimi e as raporti i vlerësimit (aktuarial) nuk janë bërë publike.

Për më tepër, vendimi sipas GAP nuk është në përputhje me rekomandimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe me opinionin profesional të Autoritetit Kosovar të Konkurrrencës (AKK).

Më 31 tetor 2019, Bordi Ekzekutiv i Bankës Qendrore të Kosovës, i përbërë nga guvernatori dhe dy zëvendësguvernatorët, mori vendim që tarifat për automjete për pasagjerë (kategoria 1) për sigurimin e detyrueshëm nga auto përgjegjësia të rriten për 26%.

Ndonëse rishikimi i tarifave është në përputhje me rekomandimin e Fondit Monetar Ndërkombëtar, ky institucion nuk sugjeron ndonjë normë të caktuar të rritjes, por vetëm konstaton se në rishikimin e tarifave duhet tëmerren parasysh zhvillimet e tregut, siç janë inflacioni në shpenzimet mjekësore, ndërrimi i sjelljes së shoferëve për shkak të teknologjisë apo ndryshimi i profileve të rrezikut si pasojë e vendimeve gjyqësore.

BQK nuk ka marrë parasysh raportin aktuarial e asnjërin nga këta faktorë, mirëpo ka ngritur tarifat në përputhje vetëm me shkallën e inflacionit gjatë periudhës 2002-2018, edhe pse FMN përmend se tarifat janë rishikuar në vitin 2011, e jo 2001 ashtu siç deklaron BQK.

Ky vendim është në kundërshtim edhe me opinionin profesional të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, megjithëse BQK vetë e kishte inciuar kërkesën ndaj AKK-së lidhur me përputhshmërinë e vendimit me parimet e konkurrencës së lirë.

 Duke qenë se kompanitë kanë strategji të ndryshme të shitjes, profile të ndryshme të klientëve, e strukturë të ndryshme të shpenzimeve, AKK kishte thënë që duhet të shmanget bashkëveprimi i kompanive dhe se caktimi i çmimit në mënyrë uniforme është në kundërshtim me parimet e konkurrencës së lirë. Problem tjetër që ndikon në besueshmërinë e publikut ndaj këtij vendimi është transparenca e ulët e BQK-së gjatë dhe pas vendimarrjes.

As vendimi i bordit e as raporti aktuarial nuk janë publikuar në faqen e BQK-së.

Andaj, duke u bazuar në opinionin e Autoritetit Kosovar të Konkurrencës dhe raportin e Fondit Monetar Ndërkombëtar mbi kapacitetet e aktuarit, Instituti GAP ngre dyshime mbi legjitimitetin e këtij vendimi.

Duke pasur parasysh peshën e këtij vendimi, Instituti GAP i rekomandon Kuvendit të Kosovës të angazhojë një kompani ndërkombëtare profesionale e cila do të ndihmonte që të bëhej një rishikim profesional i vendimit për shtrejtimin e sigurimit të veturave.

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 Nëntor 2020 - Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit njofton me ftesën e Gjykatës Kushtetuese adresuar Kryetarit të Komisionit për Legjislacion, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 9:00)

- Hapet edicioni i pestë të Panairit Nacional të Punës dhe të Karrierës, i cili për herë të parë do të organizohet online. (Përmes platformës virtuale: virtual.kosovafair.com, ora 9:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti merr pjesë në shënimin e 25 Nëntorit - Fushatës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Gruas. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)

-  Komisioni për Buxhet dhe Transfere shqyrton raportet vjetore financiar të Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut, Zyrës Rregullative për Energji dhe Autoritetit Rregullativ për Komunikimeve Elektronike dhe Postare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

- Ministria e Arsimit dhe Shkencës në bashkëpunim me Agjencinë Austriake për Zhvillim, nën përkujdesje të Ambasadorit Austriak, Christoph Weidinger dhe Ministrit Ramë Likaj, do të bëjë lansimin zyrtar të Projektit “Heras Plus”. (https://zoom.us/j/91960516678?pwd=cFRXZXVodTR1Q1ZnQVNIaWtwWTd2QT09, - Meeting ID: 919 6051 6678 dhe Passcode: 167271, ora 10:00)

- Drejtësia Sot, platformë e Grupit për Studime Juridike dhe Politike organizon konferencën për media me temë “Si dështuan institucionet në trajtimin e rasteve të mosdeklarimit dhe deklarimit të rrejshëm të pasurisë”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës mbanë konferencë për shtyp, me qëllim të informimit për keqpërdorimin e punëtorëve në sektorin privat nga pronarët e kompanive dhe vet shteti. (Zyret e kësaj sindikate në objektin Ish Gërmia, ora 11:00)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport interviston kandidatët për Anëtarë të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Komuna e Prizrenit organizon debat publik me temën “Gjendja e përgjithshme e komuniteteve jo shumicë në Komunën e Prizrenit dhe bashkëpunimi”. (Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha”, ora 11:00)

- Instituti i Prishtinës për Studime Politike organizon diskutimin “Reforma për Racionalizimin e Agjencive: Faza e Dytë”. (https://us02web.zoom.us/j/89564823471?pwd=VmcwY2J5TVpWZWhZUGl2SVIrTFJ5QT09 - Meeting ID: 895 6482 3471 dhe Passcode: 192988, ora 11:00)

- Shënohet 76 vjetori i themelimit të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës dhe në hapësirat e Bibliotekës do të hapen dy ekspozita për nder dhe kujtim të profesor Anton Çettës, ku do të merr pjesë edhe Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi. (Biblioteka Kombëtare, ora 12:00)

- Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Albulena Balaj- Halimaj pret në takim zëvendëskryeministrin e parë të Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 12:00)

- Hapet ekspozita “Anton Çetta : 100-Vjetori i lindjes” me libra dhe artikuj të/për Anton Çettën në koleksionet e BKK-së si dhe ekspozita e fotografisë: “Anton Çetta: 30-Vjetori i pajtimit të gjaqeve” ku do të paraqiten fotografi të publikuara për herë të parë. ((Biblioteka Kombëtare, ora 12:40)

- Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë plotëson listën e dëshmitarëve dhe diskuton planin e punës për periudhën e mbetur. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 13:00)

- Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion organizon konferencë për media në të cilën do të publikohet analiza për rastin e Suzana Zogëjani Sekiraqa, e cila është shpallur fajtore për vrasje të rëndë të bashkëshortit të saj dhe është dënuar me 25 vjet burgim. (Zyret e organizatës QIKA, në rrugën Hajdar Dushi, C2, Hy2/6, Prishtinë, ora 13:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit COVID-I9 nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës dëgjon dëshmin e drejtorit te prokurimit në SHSKUK-së, Selami Krasniqi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 14:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti i shoqëruar nga përfaqesues të Aleancës Kosovare e Bizneseve  viziton fabrikën Silcapor në Kaçanik ku do të përcjell eksportin e një kontigjenti të prodhimeve vendore në katër shtete regjionale e që kjo është edhe promovim i prodhimeve Made in Kosova në Ballkanin Perendimor. (Fabrika Silcapor, Kaçanik, ora 14:30)
 
- Kryeministri Avdullah Hoti merr pjesë në ceremoninë e ndriçimit të Ndërtesës së Qeverisë me ngjyrë portokalli, pjesë e aktiviteteve të Fushatës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Gruas. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 17:30)