29 Mars 2024

Kryetari Hyseni inspekton punimet në asfaltimin e rrugës “15 Qershori”

Gjilan, 18 korrik - Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, i shoqëruar nga drejtori i Urbanizmit, Bekim Salihu, ka inspektuar sot punimet gjatë asfaltimit të rrugës “15 Qershori”.

Kryetari Hyseni bëri të ditur se brenda tri orësh do të përfundojë asfaltimi i kësaj rruge.

“Për asfaltimin e kësaj rrugë janë bërë përgatitje paraprake. Nga biseda që patëm me punëkryesin, brenda tri orësh do të përfundohet asfaltimi dhe do të lihet kohë për çështje të temperaturës, çështje teknike e specifikat e asfaltimit, për t’u liruar më pas për qarkullim”, ka thënë kryetari Hyseni.

Ai theksoi se shumë shpejt do të bëhet edhe sinjalizimi i rrugës për t’u përmbyll i gjithë projekti.

“E di që mbase mund të jemi vonuar pak me rrugën, por është bërë zgjidhje e mirë tash edhe për çerdhen, për bizneset e qytetarët”, ka përfunduar kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)