23 Prill 2024

Kryeministri Haradinaj kërkon lirimin e segmentit Kaçanik – Hani i Elezit

Prishtinë,  21 maj - Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Kryeministri Ramush Haradinaj, ka kërkuar angazhim dhe seriozitet nga anëtarët e kabinetit qeveritar që kanë obligime për përgatitjen e shpalljes së Zonës së lirë ekonomike amerikane, në mënyrë që kjo të përfundojë në kohë.

Kryeministri ka vlerësuar se ky është një projekt me efekte afatgjate zhvillimore dhe me mesazh të mirë për të gjithë investitorët e huaj në Kosovë.

Kryeministri ka ngritur edhe shqetësimet për bllokimin e rrugës Prishtinë-Hani i Elezit nga rrëshqitjet e dheut.

Ai ka kërkuar nga Ministria e Infrastrukturës informata për punët që janë duke u bërë dhe për gjetjen e zgjidhjeve afatgjata për rrëshqitjet e dheut në këtë zonë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)