29 Mars 2024

KOSTT njofton për punime në kuadër të projekteve zhvillimore

Prishtinë, 28 gusht – Për të mundësuar realizimin e punimeve në kuadër të projekteve zhvillimore të KOSTT, me datë 30 gusht 2020 (E Dielë) nga ora 04:00 deri në ora 14:00 do të bëhet shkyçja e transformatorit energjetik TR1 110/35/10 kV në Nënstacionin 110/35/10 kV Prishtina 1. Shkyçja është e nevojshme për krijimin e kushteve të sigurisë në punë gjatë kyçjes së trafofushës së re 10 kV në kuadër të projektit për montimin e kthinës së re dhe kabllove 10 kV në transformatorin TR 1.

Gjatë kohës së lartcekur, qytetarët/institucionet që furnizohen nga ky transformator (ana 10 kV) do të mbesin pa furnizim me energji elektrike (redukimi i parashikuar 12 MW). 

Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së operimit të Sistemit të Transmetimit të Republikës së Kosovës.

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)