06 Dhjetor 2022

Kosova po futet në hartën e investitorëve të huaj

Prishtinë, 11 janar - Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, bashkë me drejtorin e Komunitetit të Transportit, Matej Zakonjsek, Zëvendësdrejtorin e Përgjithshëm të Komisionit Evropian, Matthew Baldwin, shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog dhe drejtorin e zyrës së Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Neil Taylor, hapën sot një punëtori kushtuar Planeve të Veprimit të Komunitetit të Transportit.

Pas sesionit të hapjes në Prishtinë, palët e interesuara rajonale u përfshinë në diskutime online se si të fillohet implementimi i Planeve të Veprimit në Kosovë.

Ministri Abrashi deklaroi se Planet e Veprimit u miratuan nga të gjithë partnerët rajonalë në Këshillin Ministror në Tetor 2020. "Për Republikën e Kosovës është shumë e rëndësishme që po kompletohet infrastruktura rrugore dhe hekurudhore, duke bërë kështu që vendi ynë të futet në hartën e investitorëve potencial duke kontribuar në zhvillimin ekonomik, por edhe qarkullimin e mallrave”, tha Abrashi.

Ndërsa Zakonjsek tha se katër Planet e Veprimit për Rrugën, Lehtësimin e Transportit, Hekurudhën dhe Sigurinë Rrugore janë një manual udhëzues për të gjitha hapat dhe piketat e rëndësishme për të arritur qëllime konkrete.

“Rrugë më të sigurta; koha e reduktuar e pritjes në pikat kufitare; hekurudhë e besueshme dhe moderne; dhe rrugët e së ardhmes me elementë të integruar jeshilë dhe dixhitalë. Gjatë vizitës zyrtare të sotme në Kosovë, ne gjithashtu do të bëjmë ndalesa në auto-udhët e Kosovës  për të nxjerrë në pah rëndësinë e kontrolleve anësore të rrugës për sigurinë e përgjithshme të trafikut dhe në hekurudha, ku hekurudha moderne po rindërtohet falë financimit të BE-së", tha Zakonjsek.

Ai shtoi se Planet e Veprimit të Komunitetit të Transportit janë në përputhje me Planin Ekonomik dhe të Investimeve të Komisionit Evropian për Ballkanin Perëndimor, i cili parashikon investime të BE-së në projektet e transportit dhe lidhjes që do të kontribuojnë në integrimin e mëtejshëm në rajon dhe lidhje më të mira me BE-në.

Gjatë kësaj punëtorë, u zhvillua edhe një vizitë në Hekurudhat e Kosovës, bashkë me kryeministrin, Avdullah Hoti, ku po zhvillohen punimet në modernizimin e hekurudhës 10, nga Hani i Elezit deri në Fushë-Kosovë, që është pjesa e parë e rehabilitimit.

Ky investim parasheh modernizimin e hekurudhës deri në Leshak të Mitrovicës, ku vlera e projektit kalon shifrën e 210 milionë eurove.

Ministri Abrashi tha se faza e dytë e rehabilitimin të hekurudhës fillon këtë vit dhe fazë e tretë deri në kufi me Serbinë.

“Investimet që po i bënë Qeveria e Kosovës po e  kthejmë Kosovën në udhëkryq të transportit të mallrave dhe njerëzve dhe në hartën e investimeve të huaja”, tha Abrashi. 


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 6 dhjetor 2022

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Agjencia e Statistikave të Kosovës mban nesër takim konsultativ me Kryetar dhe përfaqësues të Komunave në Kosovë. (Hotel International Prishtina në Veternik, ora 9:30)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 9:30)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizojnë tryezën e rrumbullakët për reformën në Administratën Publike. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton Projektligjin për Anti Dopingun. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225, ora 10:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale takohet me Elvana Shala, ambasadore e vullnetit të mirë në Komisionin ndërkombëtar për të drejtat e njeriut ku do të diskutohet organizimi i kongresit botëror për personat me aftësi të kufizuara. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton në parim i Projektligjin për zhvillimin rajonal të balancuar. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)   

- Qendra Kosovare për Zhvillim dhe Avokim mban konferencën për media në lansimin e fushatës “E Drejta për Ajër të Pastër - vrasësi i padukshëm NO2 -”. (Restorant “Rings” tek Sheshi ‘Nënë Tereza”, ora 11:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale organizon tryezën e rrumbullakët lidhur me punën, të arriturat dhe sfidat e Qendrave për Punë Sociale’’. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Komuna e Prishtinës inauguron veprën e artit në hapësira publike “Never Say Never” të artistit të mirënjohur bashkëkohor Alban Muja, e që po realizohet me mbështetje të Komunës së Prishtinës dhe MB Office. (Parku “Adem Demaçi”, ora 12:00)

- Zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi raporton para Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë lidhur me dialogun dhe planin franko-gjerman. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 13:00)

 - Organizata jofitimprurëse Code organizon takimin lançues “Ora e Kodit” e cila është hyrje 1 orëshe në shkenca kompjuterike e krijuar për të shpjeguar “kodimin”. (Shkolla “Xhemail Mustafa” në Prishtinë, ora 13:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi organizon tryezë të rrumbullakët, mbi publikimin e Raporteve: ‘‘Transparenca e Qeverisë’’ dhe ‘‘Transparenca në Ndërmarrjet Publike’’. (Hotel Sirius, ora 13:00)
 
- Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton Projektligjin për Vlerësimin e ndikimit në mjedis, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 13:00)