29 Mars 2024

Kosova merr hua 71 milionë euro nga BERZH për autostradën Kijevë - Zahaq

Prishtinë, 18 dhjetor - Ministria e Financave ka bërë të ditur se sot do të nënshkruhet marrëveshja për hua për ndërtimin e autostradës Kijevë - Zahaq ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH). 

Marrëveshja e cila do të nënshkruhet nga ministri i Financave Bedri Hamza dhe drejtoresha e BERZh-it për Transport Sue Barrett, është në vlerën prej 71 milionë euro. 

Pas nënshkrimit të Marrëveshjes do të ketë prononcim për Media! 

Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes do të mbahet në Ministrinë e Financave -  Ndërtesa e  Qeverisë së Kosovës,  kati 11.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)