20 Prill 2024

Kontrollorët e trafikut ajror reagojnë ndaj projektligjit për pagat

Prishtinë, 31 janar - Sindikata e Kontrolloreve te Trafikut Ajrore te Kosoves (SINKON) ka njoftuar se duke marrë shkas nga informatat që ka marrë në rrugë jozyrtare, është e shqetësuar dhe përmes kësaj komunikate reagon ndaj projektligjit për pagat.

Gjatë kohës kur është diskutuar çështja e pagave dhe kur ky projektligj ka qenë në diskutim  publik, SINKON ka dhënë vërejtjet e veta në projektligj.

Si rrjedhojë sipas tyre neni 27 i projektligjit parashihte trajtim të veçantë për kontrollorët e trafikut ajror për shkak të rëndësisë që ka  ky profesion në funksionimin e shtetit të Kosovës.

"Së voni, kemi mësuar që ky nen është larguar i tëri nga ligji", theskon SINKON.
 
Kontrolli i trafikut ajror është marrë si funksion nga KFOR-i në vitin 2004 dhe që nga ai vit kontrollorët e trafikut ajror kosovarë pos ofrimit te sherbimeve te trafikut ajror janë përgjegjës në bashkëveprim me NATO/KFOR edhe për ruajtjen e hapësirës ajrore të            Kosovës.

Në vitin 2010 Qeveria e Kosovës përmes marrëveshjes për Partneritet Publiko-Privat është obliguar ndaj koncensionarit Limak-Aeroport de Lyon që do t’i ofrojë shërbimet e navigimit ajror, përndryshe sipas SINKON obligohet t’i kompensojë dëmin e shkaktuar. 
 
Aktualisht, në Kosovë janë vetëm 22 kontrollorë të trafikut ajror nga 32 sa ishin më parë. 

"10 kolegë tanë apo mbi 30% e personelit tashmë janë duke vazhduar karrierën jashtë             Kosovës, fakt që dëshmon se këta profesionistë janë të pakënaqur me pagat e             tanishme. Me këtë ligj mbetet e paqartë pozita e kontrollorëve të trafikut ajror. "

"Nëse pagat e tanishme të kontrollorëve të trafikut ajror zbriten si rrjedhojë e ligjit, atëherë kjo  do të ketë pasoja të pakëndshme për shtetin tonë. Shqetësimi ynë është përcjellur tek IFATCA dhe ATCEUC!", thekson SINKON.
 
Me këtë ligj sipas SINKON, Kosova rrezikon të humbasë 22 kontrollorët të fundit të trafikut ajror që i ka. 
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)