29 Mars 2024

Konjufca: Në rastin e homologimit kemi dy krime në vite të ndryshme

Prishtinë, 28 qershor - Në seancën e sotme te jashtëzakonshme të Kuvendit për heqjen e monopolit të homologimit te veturave, shefi i Grupit Parlamentar nga Vetëvendosje, Galuk Konjufca ka thënë se është injoruar opinioni dhe vlerësimi i Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike të Universitetit të Prishtinës

“Mendoj që autoriteti më kompetent sa që flasim për këtë çështje është Fakulteti i Inxhierisë Mekanike në Universitetin e Prishtinës."

"Ata prej vitit 2006 deri në vitin 2018, sic dihet e kanë bërë atë testimin e automjeteve në Kosovë, por është e dhimbshme se si ministri Lekaj në të njëjtën kohë që e ka marrë Udhëzimin Administrativ për vazhdimin e homologimit ndaj kompanisë “Euro-Labi”, në të njëjtën kohë ja ka shkëputë edhe marrëveshjen fakultetit të Inxhinierisë Mekanike në UP për ta bërë atë testimin e mjeteve në Kosovë”, ka thënë Konjufca.

Ai ka treguar edhe vërejtjet që ky Fakultet ka bërë në lidhje me Udhëzimin Administrativ, ndërsa ka thënë se ministri aktual, Pal Lekaj nuk mund të thotë që nuk kemi pasur vlerësime profesionale.

“Kështu që, ministri Lekaj nuk mund të fshihet duke thënë që ne i kemi konsultuar çdo autoritet profesional dhe askush nuk na ka dërguar vrenjtje apo sugjerime. Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike në UP ka bërë shumë vrenjtje profesionale ndaj UA të Pal Lekaj, prej krejt vërejtjeve, ata konstatojnë se në asnjë nga vërejtjet dhe sugjerimet e tyre nuk është marrë në konsideratë nga ministri Lekaj. P.sh për nenin problematik, që është esenca e monopolit në UA që është neni 7 pika 4 aty ku formulohet faktikisht e zeza e mbi të bardhë, formulimi i monopolit lidhur me shfrytëzimin  mesatar të kapaciteteve prej 85 për qind”, ka thënë Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes.

“Fakulteti ia ka kthyer këtë përgjigje që, ky nen nuk është i nevojshëm dhe duhet të hiqet, nuk e lejon konkurrencën e lirë dhe e lejon monopolin në shërbimet e homologimit dhe nuk ofron mundësi për subjektet e reja që të konkurrojnë për homologim. Këtë mendim ia dërgon fakulteti i Inxhinerisë Pal Lekajt dhe ky nuk e përfillë fare. Dhe e formulon në Udhëzim Administrativ monopolin dhe vazhdon tutje. Kjo është e vërteta sesa i respekton Pal Lekaj dhe kjo Qeveri mendimet e autoriteteve kompetente në Kosovë”, ka thënë tutje Konjufca.

Sipas tij, në rastin e homologimit kemi dy krime në vite të ndryshme.

“Në rastin e homologimit i kemi dy krime të mëdha, krimi parë është i vitit 2008 dhe ai është me Udhëzim Administrativ në të njëjtën mënyrë, atë UA atëherë e ka marrë ministri Fatmir Limaj duke e keqinterpretuar qëllimisht ligjin e atëhershëm për siguri në komunikacion shkon dhe shkruan një udhëzim administrativ duke e pasur në mendje saktësisht një kompani të caktuar të cilën e përgatisin me ja dhënë një fushë prej të cilës ka shumë përfitim siç është procedura e homologimit në Kosovë. Ajo kontratë i kishte 10 vjet afat”, ka thënë Glauk Konjufca.

“Krimi i dytë është kur asaj kontrate i është afruar fundi, dhe në vend që të ndërkrehet këtë kontratë, Pal Lekaj shkon dhe e merrë UA i cili ia siguron vazhdimësinë monopolin në homologim kompanisë “Euro-Labi”. Të dy vendimet janë antikushtetues janë në kundërshtim me nenin 119 të Kushtetutës së Kosovës i cili nen thotë se e ndalon monopolin në Kosovë”, ka vazhduar ai.

Përveç Fakultetit të Inxhinierisë, sipas Konjufcës, ka pasur edhe të tjera institucione që e kanë vlerësuar se Udhëzimi Administrativ është në kundërshtim me ligjet e aplikueshme për konkurrencë në Kosovë.

“Edhe autoritetet tjera kanë dhënë vlerësimin se ky ligj i shkel ligjet tjera, ky Udhëzim Administrativ, për shembull opinioni i Autoritetit të Konkurrencës i cili thotë që ky UA e shkel ligjin e konkurrencës. Prapë nuk dëgjon ministri Lekaj dhe nuk merr vesh. Këto gjana kanë ndodhë në 2 vite e para të pavarësisë edhe homologimi edhe Z-Mobile kanë ndodhë në periudhën e Qeverisë 1”, ka thënë ai.

“Zyra e BE në letrën që e kanë çu te ministri. Eurolab bashkë me zyrtaret ë ministrisë e kanë shkruar bashkë këtë UA. Ky është konflikt interesi. Tjetër, ky Nebih Shatri ka deklaru te hyra prej Eurolabit. Kjo është vepër penale e madhe e konfliktit të i interesit”, ka thënë në fund të fjalës së tij në Kuvendin e Kosovës, Glauk konjufca.

Diskutimi për çështjen e monopolit në homologim po vjen rreth një vit pasi Emisioni ‘Drejtësia në Kosovë’, kishte realizuar hulumtim për këtë temë.

Ministria e Infrastrukturës është kujdesur që të trashë edhe më shumë monopolin e homologimit. Për 10 vjet, e njëjta ministria ia kishte garantuar monopolin në homologim të veturave kompanisë EuroLab, duke ia caktuar edhe shumë që qytetarët do të obligohen që ta paguajnë për homologim.

Emisioni “Drejtësia në Kosovë” ka gjetur se kjo praktik mund të vazhdojë edhe në të ardhmen, pasi Ministria e Infrastrukturës e ka hartuar një Udhëzim Administrativ përmes të cilit e vështirëson hapjen e tregut për këtë Homologim. Përveç kësaj, Ministria e Infrastrukturës e ka autorizuar pa procedurat konkurruese të njëjtën kompani, EuroLab për të kryer edhe “A-testimin” e veturave, që tash do të quhet homologim individual. Deri më tani “A-testimi” është bërë nga Fakulteti Teknik i Universitetit të Prishtinës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)