25 Prill 2024

Konfirmohet fillimi i Autostradës Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë

Gjilan, 24 maj - Ministri në detyrë i Financave, Avdullah Hoti, ka konfirmuar se gjatë këtij viti do të nis Autostrada Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë.

“Kjo është pjesë e buxhetit, e kornizës afatmesme të shpenzimeve dhe sivjet fillojnë procedurat, kontraktohet dhe fillojnë punimet besoj në afatin më të shkurtër”, ka thënë Hoti, pas vizitës në fabrikën për përpunimin e mishit “Calabria” në Gjilan.

Nga ana e tij, kryetari Haziri e ka falënderuar ministrin Hoti për mbështetjen në fillimin e autostradës, sikurse edhe për zgjerimin e rrugëve të hyrje-daljeve të qytetit.

“E falënderoj ministrin Hoti, i cili është garantuesi në emër të qeverisë në BERZH, që Gjilani fiton afro 14 milionë euro në infrastrukturë, siç është rruga katër korsi nga qendra e qytetit deri në Livoq i Ulët e Kllokot dhe Gjilan prej tunelit, Gllamë e Ponesh në drejtim të Prishtinës. Tash jemi në fazën e lidhjes së kontratave dhe përfundimisht infrastruktura bazike në Gjilan me Autostradën mbyllet”, tha Haziri.​

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)