23 Prill 2024

Komuna e Prishtinës instalon mbushësit elektrik për automjete pa pagesë

Prishtinë, 23 korrik - Komuna e Prishtinës ka njoftuar se në vazhdën e përpjekjeve për të mbrojtur ambientin në kryeqytet, bëhet komuna e parë në Kosovë që instalon mbushësit elektrik për automjete, pa pagesë.

Më ketë rast kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe Nënkryetari  Muhedin Nushi, do të marrin pjesë në inaugurimin e instalimit të tre mbushësve elektrik për vetura, në hapësirën e “Prishtina Parking” mbrapa pallatit të Rinisë, duke nisur nga ora 8:45.

Me rastin e inaugurimit do të ketë një fjalë rasti.

Ky  investim u mundësua në bashkëpunim me ProCredit Bank Kosova, ndërsa në inaugurimin e së premtes pritet të marrë pjesë edhe një delegacion nga ProCredit Bank në Gjermani.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)