29 Mars 2024

Komisioni Hetimor për PTK-në interviston Blerim Devollin

Prishtinë, 21 qershor - Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në Postë Telekomin e Kosovës (PTK) dhe Vala interviston sot pronarin e Kompanisë Dardafon, Blerim Devolli. 

Kontrata e PTK-se me kompaninë “Dardafon” te cilën e udhehqë Blerim Devolli ka shkatërruar dhe ka dëmtuar për miliona euro duke sjellur deri në prag të falimentimint PTK-në.

Edhe deputetët të cilët janë pjesë e Komisionit Hetimor për krizën në Telekomin e Kosovës kanë konstatuar se në këtë gjendje tejet të rëndë dhe pranë falimentimit të këtij institucioni publik e ka bërë Blerim Devolli, pronari i kompanisë së madhe ‘Devolli Corporation’ dhe i ‘Z-Mobile’.

Deputetët thonë se kur shefi i Z-Mobile, Blerim Devolli kishte filluar të nisë marrëveshjet dhe të nënshkruaj kontrata të dëmshme me Telekomin e Kosovës, ka filluar keqësimi dhe shkatërrimi i Telekomit.

PTK kishte nënshkruar marrëveshje me kompaninë “Dardafon” për MVNO, mirëpo më vonë zbatimi i saj kishte vazhduar me një kompani tjetër, Dardafon.net. 

Devolli po ashtu është akuzuar edhe per fenomenin sim to sim i cili është berë nga kompania e tij.

Për rritjen e këtij fenomeni ilegal, PTK vite më parë kishte akuzuar kompaninë Z-Mobile, me të cilën kishte bërë marrëveshje për dhënie të numrave telefonikë.

Telekomi i Kosovës vazhdon të mbetet vatër e krimit të organizuar, por edhe po vazhdon të zhvatet përmes tenderëve e donacioneve si dhe po mbushet me militantë partiakë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)