19 Prill 2024

Kinë, rrëzohet avioni vdesin 43 persona

Pekin, 25 gusht - Një xhet brazilian “Embraer E-190” i “Henan Airlines”, me 96 persona në bord, mes së cilëve 4 fëmijë dhe 5 anëtarë të ekuipazhit, ka dalë nga pista dhe ka marrë zjarr në aeroportin e Yichun-it.

Mjeti ishte nisur nga Harbin-i, kryeqendra e provincës verilindore të Heilomgjiang-ut. Kompania rajonale kineze “Henan Airlines”, fillimisht e quajtur “Kumpeng”, është një bashkim mes kompanisë kineze “Shenzen Airlines” dhe asaj amerikane “Mesa Air Group”.

43 persona të vdekur dhe 53 të mbijetuar, është bilanci i viktimave të një aksidenti ajror në Kinë.

Agjensia e lajmeve Ksinhua duke u mbështetur në burime qeveritare, raporton se shërbimet emergjente kanë mbërritu në vendin e përplasjes, por nuk janë dhënë detaje të tjera.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)