21 Gusht 2018

KHAIA nënshkruan Memorandum bashkëpunim me MFSK-në

Prishtinë, 26 janar - Komisioni për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike (KHAIA) në Zyrën e Kryeministrit, në përputhje me obligimet ligjore, ka nënshkruar një Memorandum të bashkëpunimit me Ministrin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Memorandumi është nënshkruar nga sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës, Dr.Shkelzen Sylaj, dhe Mirsim Beqiri kryesues i KHAIA-s.

Memorandumi rregullon mënyrën e ofrimit të mbështetjes së Forcës së Sigurisë së Kosovës për KHAIA, në rast të ndonjë aksidenti ajror ose hekurudhor në Republikën e Kosovës.

Mbështetja do të ofrohet nga njësitë e kërkim shpëtimit të FSK-së, me qëllim të gjetjes së personave të zhdukur, kutive të zeza si dhe materialeve të tjera, objekt i hetimeve dhe kërkimeve të KHAIA-së.

Gjithashtu FSK do të mbështes KHAIA-në në transportin e mbetjeve  në rast të një aksidenti të fluturakeve dhe trenave nga vendi i transportit deri në lokacionin e caktuar nga KHAIA.

Komisioni për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike dhe të Hekurudhave në Zyrën e Kryeministrit ka përgjegjësi për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Ajrore dhe Hekurudhore në Republikën e Kosovës, hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve kudo në botë për avionët dhe trenat e regjistruar në Republikën e Kosovës si dhe marrin pjesë në cilësinë e vëzhguesit kudo në botë nëse ndodhë një aksident me viktima nga qytetarë të Republikës së Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 Gusht 2018  - Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës organizon manifestimin qendror, kushtuar festës së Kurban - Bajramit Xhamine e Madhe në Prishtinë. (Xhamia e Madhe në Prishtinë, ora 5:10)

- Me rastin e festës së Kurban - Bajramit, Ditën e parë, kryesia e e Bashkësisë Islame të Kosovës, si tradicionalisht organizon pritje përurimi. (Selia e Kryesisë, ora 9:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj me rastin e Festës së Kurban Bajramit, viziton Bashkësinë Islame të Kosovës. (Bashkësia Islame e Kosovës, ora 9:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli, me rastin e Festës së Kurban Bajramit, viziton Bashkësinë Islame të Kosovës. (Selia e Bashkësisë Islame të Kosovës, ora 10:30)

- Me rastin e festës së Kurban Bajramit, kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, do të bëjë dorëzimin e dhuratave si donacionit në vlerë prej 7.500 euro për 250 fëmijë në Klinikën e Pediatrisë në QKUK. (Klinika e Pediatrisë, ora 12:30)

- Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, do të shpërndajë dhurata për 70 fëmijë te SOS Fshatit në vlerë prej 2.450 euro. (SOS Fshati, ora 13:30)

- Mbahet Festivali i promovimit të Kulturës dhe Muzikës Romë në Graqanicë. (Lagja rome në Graqanicë, ora 18:00)