28 Mars 2024

KFOR mbështeti një ushtrim për viktima në Aeroportin e Prishtinës

Sllatinë, 16 maj - KFOR-i mori pjesë në një ushtrim të përbashkët në koordinim me autoritetet vendore për të testuar procedurën emergjente që do të zbatohej në rast të ndonjë incidenti në afërsi të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës.

Gjatë ushtrimit, një avion me rreth 90 vetë në bord u simulua të ketë dalë jashtë pistës.

Së bashku me kompaninë LIMAK, Policinë e Kosovës dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës, KFOR-i zbarkoi asetet e veta mjekësore, tokësore dhe ajrore.

Ushtrimi kishte për qëllim verifikimin e gatishmërisë së forcave dhe ndërveprimin midis KFOR-it dhe agjencive vendore që bartin përgjegjësinë primare.

Në të vërtetë, në pajtim me agjencitë lokale, KFOR-i është në gjendje të mbështesë çdo ndërhyrje në rast të ndonjë incidenti qoftë në afërsi të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës ose në pjesë të tjera të Kosovës.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)