21 Shtator 2018

Këshilli për Siguri në Trafikun Rrugor mban takimin e parë përgatitor

Prishtinë, 29 dhjetor - Sot në ambientet e Ministrisë së Infrastrukturës u mbajt takimi i parë përgatitor për formimin e Këshillit për Siguri në Trafikun Rrugor (KSTRR).

Në takim morën pjesë ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, i cili njëherit është edhe kryesues i këtij këshilli, ministri i Drejtësisë, Alberald Tahiri, zëvendësministri i Financave, Fatmir Gashi, zëvendësministri  Diasporës, ­­­­­­­­­­­­­­­ Arian Daci, ministri i MPB-së, Flamur Sefaj, Shpend Maxhuni, drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, ministri i MASHT-it, Shyqiri Bytyqi dhe Uran Ismajli, ministër i Shëndetësisë.

Në këtë takim u diskutua për gjendjen jo të mirë të sigurisë në trafikun rrugor, me ç’rast pjesëmarrësit në takim dhanë sugjerimet e tyre lidhur me veprimet konkrete që duhet të ndërmerren për përmirësimin e gjendjes së sigurisë në trafikun rrugor në vend.

Në këtë mbledhje u konkludua si vijon: Duhet bërë funksionalizimi i këshillit, koordinimi i masave në drejtim të sigurisë së trafikut rrugor, kërkimi i buxhetit nga Qeveria e Kosovës për blerjen e pajisjeve të nevojshme, si dhe të mbahen takimet e këtij Këshilli çdo tre muaj për të vlerësuar efektet e masave të ndërmarra.

Pas takimit ministri Pal Lekaj dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Magjuni,   dhanë deklarata për mediet që përcollën këtë takim.

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, udhëheqës i Këshillit për Siguri në Komunikacion Rrugor, në prononcimin e tij tha: “Ne patëm takimin e Këshllit për Siguri në Trafikun Rrugor, që është i paraparë me ligjin nr. 05/L-88, i cili e rregullon sigurinë në trafikun rrugor. Po ashtu falënderoj të gjithë ministrat, duke filluar nga ministri i Punëve të Brendshme, ministrin e Drejtësisë, ministrin e Shendetësisë, ministrin për Buxhet dhe Financa, ministrin e Diasporës, ministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, si dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës."

"Me keqardhje e them se ky Këshill edhe pse është themeluar qysh në vitin 2008, deri në vitin 2016 ka ekzistuar vetëm në letër, sepse nuk është mbledhur asnjëherë me gjithë aksidentet e shumta me fatalitet dhe me dëme materiale."

"Ne i kemi identifikuar të gjitha problemet, apo dukuritë negative edhe në Ministrinë e Infrastrukturës dhe jemi zotuar që viti 2018 të jetë vit i kthesës, vit i sigurisë për qytetarët në trafikun rrugor, si dhe jemi zotuar që të koordinohemi me të gjithë akterët që mund të ndikojnë në sigurinë e qytetarëve. Prandaj, e flenderoj edhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë që ishte në takim dhe që na ofroi statistika, si dhe na e dha një koncept dokument për të  vepruar dhe për t’i mënjanuar të gjitha ato dukuri negative”, tha ministri Lekaj.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, në pronocimin e tij para medieve deklaroi: “Siç e konstatoi edhe ministri, sot Këshilli, në kuadër të raportimit, prezantoi të gjitha aktivitetet, që iu referohen dikastereve përkatëse, sipas përgjegjësisë që kanë në kuadër të menaxhimit të trafikut rrugor."

"Natyrisht që brenda përgjegjësive ligjore edhe Policia e Kosovës luan një rol të pazëvendësueshëm dhe një rol shumë të rëndësishëm në menaxhimin e trafikut rrugor. Ne jemi dëshmitarë dhe sot u konstatua se gjendja e trafikut rrugor në vendin tonë nuk qëndron mirë për shkak të numrit të madh të aksidenteve, para së gjithash të atyre me fatalitet. Këtë vit kemi një ngritje të trendit të aksidenteve me fatalitet, dikund për 22. 45 për qind, e që është vërtetë shqetësuese,  jo vetëm për ne si institucion, për Këshillin, por edhe për të gjitha isntitucionet tjera, që kanë përgjegjësi në menaxhimin e trafikut rrugor."

"Natyrisht ne sot shtjelluam situatën e përgjithshme, ku të gjitha dikasteret u zotuan se do të bëjmë maksimumin e mundshëm që në prespektivën e ardhshme, siç është përcaktuar edhe me një deklaratë tashmë të nënshkruar nga institucionet përkatëse, që viti 2018 të shpallet vit i sigurisë në trafikun rrugor. Të gjitha institucionet i kanë të qarta detyrat dhe obligimet që dalin para nesh, në mënyrë që fokusi ynë të jetë ulja e aksidenteve”, ka thënë Shpend Maxhuni.

Me rastin e festave të fundvitit, ministri Lekaj dhe drejtori Maxhuni të gjithë qytetarëve të vendit u uruan shëndet dhe begati, si dhe kujdes gjatë ngasjes në ditët e festave por edhe gjatë tërë vitit, në mënyrë që të evitohen aksidentet e mundshme.​

 

Kalendari

Ngajrjet e datës 21 shtator 2018

- Kolegji “Tempulli” i mbeshtetur nga Oda Ekonomike Gjermane dhe Asociacioni Kosovar i Motorizimit organizojnë tryezë diskutimi për të shënuar Ditën Evropiane pa Viktima në Rrugë. (Ndërtesa e OEGJK, në Zonën Industriale në Fushë Kosovë, ora 9:00)

- Let’s Do It Kosova organizon aksioni i radhës në kuadër të fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën”. (Pranë stadiumit “Fadil Vokrri”, ora 9:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në aksionin e pastrimit në kuadër të Task Forcës “Ta pastrojmë Kosovën”. (Deponia pranë Stadium “Fadil Vokrri”, ora 9:00)

- Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan organizon provimin pranues për studentë të rinj. (Universiteti i Gjilanit, ora 9:00)

-  Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë organizon tryezën e titulluar “Disponueshmëria e Fuqisë Punëtore në Kosovë”. (Salla e Konferencave Orion, ora 10:00)

- Projekti rajonal "Rrjeti i Veprimit për Ndërtimin e Ripërtritjes Urbane në Evropën Juglindore" organizon një ceremoni nënshkrimi të Marrëveshjes Ndër - Komunale për themelimin e rrjetit "Ripërtëritja nga Fatkeqësitë për komunat e Istogut, Klinës, Malishevës dhe Pejës”. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Në Kuvendin e Republikës së Kosovës bëhen homazhe me rastin e rivarrimit të Kolonel Ahmet Krasniqi dhe Qazim Jakupi. (Holli i Kuvendit, ora 10:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli bënë homazhe me rastin e rivarrimit të dëshmorit Ahmet Krasniqi. (Holli i Kuvendit, ora 10:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj bënë homazhe pranë arkivolit të Dëshmorëve të Kombit, Kolonel Ahmet Krasniqi dhe Qazim Jakupi. (Holli i Kuvendit të Kosovës, ora 10:00)

- Ushtrues i Detyrës së Ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi  do të vizitojë Komunën e Prizrenit, ku së bashku me kryetarin e kësaj komune, Mytaher Haskuka do të nënshkruajnë një memorandum bashkëpunimi për ndërtimin e deponisë së mbeturinave inerte. (Ndërtesa e komunës se Prizrenit, ora 10:15) 

-  Promovohet raporti 'Stafi Akademik i UP-së - studimet, angazhimet tjera, plagjiaturat, vlerësimet e profesorëve dhe përpjesa staf-studentë e studentë-hapësirë', mes tjerash, do të publikohen rastet e 16 profesorëve të Universitetit të Prishtinës që ndër vite kanë kryer plagjiaturë. (Qendra Informative Kulturore e BE-së, ora 11:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli merr pjesë në manifestimin për 20 vjetorin e rënies së Dr. Lec Gradica. (Fshati Gradicë në Drenas, ora 12:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Akademinë Përkujtimore për Dëshmorët e Kombit, Kolonel Ahmet Krasniqi dhe Qazim Jakupi. (Teatri Kombëtar, ora 12:30)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Rivarrimin e Dëshmorëve të Kombit, Kolonel Ahmet Krasniqi dhe Qazim Jakupi. (Varrezat e Dëshmorëve, ora 14:00)

- Mbahet ceremonia e nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit në mes të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe EuroMetal-it. (Rektorati i UPHP-së, ora 14:00)

- Academic English Center KS  organizon ngjarjen e promovimit të librit të parë me thënje në gjuhën angleze, botim i parë i këtij lloji me autor kosovar i lindur në Libi. (Ambientin e qendrës Academic English Center KS, afër sheshit “Zahir Pajaziti” , mbrapa bankës TEB, ora 19:00)