20 Prill 2024

Kërkohet qe Telekomi te hetohet që nga viti 2009

Prishtinë, 25 mars - Komisioni Hetimor për Telekomin, gjatë mbledhjes së sotme ka marrë vendim që t’i kërkojë Telekomit të ndalë’ punësimin e punëtorëve gjatë kohës së hetimeve.

Kreu i këtij komisioni, Visar Ymeri, ka kërkuar që hetimet në Telekom të fillojnë nga viti 2009.

Ai mes tjerash ka propozuar zgjatjen e punës së komisionit nga 1 në 6 muaj, propozimi i cili është miratuar me shumicën e votave të të pranishmëve.

Ymeri ka theksuar se komisioni ende nuk e ka definuar punën e tij. Ai ka kërkuar fokusimin në tri shtylla kryesore të hetimit: Kontrata të dëmshme të lidhura me palët e treta, ndikimi i politikës dhe marrja e dividentës si dhe instalimi i nepotizmit në këtë ndërmarrje.

Të enjten e kaluar kishte dështuar mbajtja e takimit të Komisionit Hetimor Parlamentar për Telekomin, pasi aty nuk u paraqitën shumica e deputetëve të pushtetit.   

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)