13 Gusht 2020

Kërkohet dalje nga gjendja e bllokimit të xhirollogarive të Telekomit të Kosovës

Prishtinë, 16 korrik - Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi ka pritur sot në takim informues dhe raportues Bordin, Menaxhmentin dhe Sindikatën e Telekomit të Kosovës.

Tema bosht e diskutimit ishte gjendja e krijuar së fundi në Telekomin e Kosovës, pas bllokimit të xhirollogarive bankare nga përmbaruesi privat.

Ministri Kuçi kërkoi nga drejtuesit e organeve të Telekomit që të raportojnë në tërësi për rrjedhën e këtij rasti dhe hapat që janë ndjekur në secilën fazë. Gjithashtu, nga menaxhmenti u kërkua të raportohet për përformancën e tanishme të kësaj ndërmarrje publike.

Përpos diskutimit, ministri kërkoi nga Bordi i Ndërmarrjes që të propozojnë rekomandime për dalje nga gjendja e bllokimit të xhirollogarive bankare dhe vazhdimit tutje të funksionimit të ndërmarrjes.

Ndërsa, Sindikatës së Telekomit iu tha se bashkëndjejmë me punëtorët, të cilët janë të shqetësuar për situatën, pikërisht në këtë kohë pandemie.

Ministri Kuçi përsëri u zotua se me të gjitha mundësitë ekzistuese do të bëhet zgjidhja më e mirë.

Për këtë arsye është anuluar edhe agjenda e rregullt e sotme e ministrit Kuçi.


  

Kalendari

Ngjarjet e datës 14 Gusht 2020 - Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton raportin me amendamente në Projektligjin nr.07/L-006 për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 9:00)

- Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, raporton në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale lidhur me menaxhimin e situatës me Covid-19. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 9:00) 
   
- Kuvendi i Kosovës mban seancën e radhës ku në rend dite është shqyrtimi i dytë i Projektligjit për parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës: shqyrtimi i parë i Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike etj. (Salla e seancave plenare, ora 10:00)  

- Organizata ETEA dhe Biblioteka “Hivzi Sulejmani” bëjnë publikimin e raportit hulumtues “Efekti i të lexuarit në mirëqenien psikologjike dhe inteligjencën emocionale të fëmijëve të Kosovës”. (Biblioteka “Hivzi Sulejmani”, ora 10:00)   

- Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, viziton komunën e Pejës ku do të pritet nga kryetari i kësaj komune, Gazmend Muhaxheri. (Ndërtesa e Komunës, Pejë, ora 10:00)   

- Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, së bashku me zhongluesin e mirënjohur nga Vitia, Agim Agushin, do të mbajnë konferencë për media. (Objekti i Komunës, Mitrovicë, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, mban konferencë për medie. (Komuna e Gjilanit, ora 12:00)