16 Prill 2024

Kërcënohen qytetarët e pajisur me tabela të përkohshme

Prishtinë, 29 shtator - Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka pranuar informacione se qytetarët të cilët janë pajisur me tabela të përkohshme janë duke u kërcënuar nga persona deri më tani të paidentifikuar.

Ministria e Punëve të Brendshme dënon ashpër këto kërcënime në drejtim të qytetarëve të cilët janë pajisur me tabela të përkohshme sipas Vendimit të MPB-së më datë 20 Shtator 2021.

''Forma të tilla të kërcënimeve ndikojnë drejtpërdrejtë në krijimin e një klime ku qytetarët ndihen të frikësuar të jetojnë dhe të veprojnë në vendin e tyre."

"Këto kërcënime janë të papranueshme dhe po pengojnë lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave'', thekson MPB.

Ministria e Punëve të Brendshme njofton të gjithë qytetarët se kërcënimi është vepër penale dhe këto forma dhe forma tjera të kërcënimeve do të hetohen nga Policia e Kosovës dhe do të merren masa sipas ligjit.

Përkundër kësaj, MPB i fton të gjithë qytetarët që të pajisen me targa të përkohshme dhe të mos bien pre e këtyre linçimeve. Prej vendimit për vendosjen e targave të përkohshme (20 Shtator 2021) deri më sot janë lëshuar 11500 tabela.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)