03 Tetor 2022

Keqpërdor pozitën zyrtare në aeroportin e Prishtinës, arrestohet nga Policia

Prishtinë, 11 tetor - Dje një person i dyshuar mashkull/kosovar, gjatë kryerjes se detyrave në Aeroportin e Prishtinës, si shërbyes i Udhëtareve (PHS, Check-ing), ka shfrytëzuar detyrën dhe autoritetin zyrtar duke i tejkaluar kompetencat dhe nuk i ka përmbushë detyrat zyrtare me qellim te përfitimit personal.

I dyshuari i cili është punëtorë i Aeroportit kishte pranuar pesëdhjetë (50) euro nga ankuesi i cili kishte tejkaluar kilogramët e lejuar në bagazhin e tij (rreth pesë kg me tepër).

I dyshuari në ketë rast pranon (50) euro në këmbim për ta lejuar personin që të vazhdoje tutje pa përfillur procedurat tjera për pagës për kilogramët e tepërt në bagazh.

Prokurori kujdestar ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të hapet procedurë penale dhe i dyshuari dërgohet në mbajtje, përderisa rasti dorëzohet në njësinë e krimeve ekonomike të PK-së për veprime të mëtejme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 tetor 2022  - Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit interviston kandidatët për anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 9:00)

-  Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione diskuton lidhur me procesin e nxjerrjes së akteve nënligjore, bazuar në Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijës me të ftuar, Habit Hajredini - Drejtori i Zyrës për Qeverisje të Mirë, Ahmet Kryeziu - Drejtor i Sawe the Children për Kosovë, dhe Naser Lajqi – përfaqësues i OJQ “Syri i Vizionit”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)
 
- Avokati i Popullit organizon dëgjim publik lidhur me hetimin e përgjithshëm për shëndetin riprodhues. (Salla e Kuvendit Komunal në Gjakovë, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 10:00)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Prishtinës, Perparim Rama përuron hapjen e Sahat Kullës e cila edhe do t'i ndez dritat e Sahat Kullës, duke ndriçuar kështu këtë monument magjepsës të trashëgimisë kulturore në Prishtinë. (Prishtinë, ora 19:00)