16 Prill 2024

KE i PTK-së prezanton tarifat e reja të Vala-s në Çagllavicë

Prishtinë, 30 prill - Produkti i Vala-s, SIM kartelë falas dhe ulja e çmimit të thirrjeve drejtë operatorëve mobil në Serbi për 50%, janë mirëpritur nga konsumatorët e operatorit mobil Vala nëpër enkalva.

Deri të premten, Vala ka vazhduar të ofrojë SIM kartela gratis dhe tashmë mbi 6200 sosh janë përvetësuar nga banorët nëpër enklavat serbe.

Kryeshefi Ekzekutiv i PTK Sh.a. Dr Shyqyri Haxha, ka prezantuar ofertat e operatorit Vala, për të gjithë konsumatorët e saj nëpër enklavat serbe dhe ofertat tjera që shumë shpejtë do t’u ofrohen të gjithë konsumatorëve të Valas, në një konferencë për shtyp, që u mbajt të premten në Qendrën Mediale në Çagllavicë.

“Kompania jonë, pas largimit të operatorëve ilegalë ofron shërbime shumë cilësore me një çmim shumë të lirë, prej 50% më lirë. Arsyeja pse kemi dalë më këto çmime është që t’u ofrojmë qytetarëve tanë shërbimet tona, kualitative dhe komunikim me të afërmit e tyre”, ka pohuar Dr. Shyqyri Haxha në konferencë për media. 

Deri më tani, sipas Dr. Haxhës, ka pasur një konkurrencë jolojale mes operatorëve legalë dhe atyre ilegalë. Operatorët legalë, sipas tij, janë të licencuar pranë institucioneve të Republikës së Kosovës, që në këtë rast është Autoriteti Rregullativ i Telekomunikacionit, që i paguajnë obligimet ndaj këtyre institucioneve dhe që ofrojnë shërbime cilësore të garantuara.

“Operatorët ilegalë e dëmtojnë buxhetin e Kosovës, mbi 14 milionë euro humbje shkaktohen vetëm nga telefonia mobile duke mos llogaritur këtu telefoninë fikse, internetin dhe televizionin kabllor”, ka theksuar më tutje Dr. Haxha. 

Sipas tij, PTK së shpejti do të dalë dhe me oferta të tjera të zërit, të internetit, pako mesazhesh, pako MMS, konfigurimi i GPRS/MMS dhe shumë shërbime të tjera, për të gjithë konsumatorët e Valas.  

Që nga e enjta, çmimet e thirrjeve nga Vala drejt operatorëve mobil serbë por edhe telefonisë fikse në Serbi, kanë pësuar ulje prej 50%, ndërkohë që vlejnë për të gjithë konsumatorët Prepaid (me parapagim) dhe atyre Postpaid (me faturë). 

Thirrjet nga Vala drejt operatorëve serb Telenor, VIP, MTS kushtojnë vetëm 0.28€ (me TVSH) për minutë, për konsumatorët Prepaid, ndërkohë vetëm 0.19€ (me TVSH) drejt telefonise fikse në Serbi. 

Konsumatorëve Postpaid, një minutë drejt operatorëve mobil në Serbi do t’u kushtojë vetëm 0.24€, ndërsa drej fiksit vetëm 0.10 € për minutë.

Oferta e Vala-s, vjen vetëm disa ditë, pas largimit të operatorëve ilegalë serbë që operojnë në Kosovë, nga Autoriteti Rregullativ i Telekomunikacionit dhe premtimi i Kryeshefit Ekzekutiv të PTK-së, Dr. Shyqyri Haxha, se banorëve të enklavave serbe, do t’u ofrohen produkte të reja shumë të volitshme të Valas, në mënyrë që atyre t’u mundësohet komunikimi me familjarët dhe të afërmit e tyre në Serbi.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)