03 Prill 2020

KDI publikon raportin për rrugën e Dukagjinit

Prishtinë, 19 shkurt - Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) / Transparency International Kosova (TIK) organizon tryezën ku do të publikohet raporti “Rruga e Dukagjinit, Autostradë apo Zgjerim i Rrugës Ekzistuese”, të përgatitur nga KDI.

Qeveria Kurti parasheh si projekt alternativ zgjerimin e rrugës rajonale Istog-Pejë-Deçan-Gjakovë-Prizren.

Ky projekt do të jetë më pak i kushtueshëm në krahasim me Autostradën e Dukagjinit, e cila parashihej që të ketë kosto rreth 1.5 miliard euro.

Vlera e përafërt e këtij projekti do të sillet rreth 590 milionë euro, kurse me shpronësime rreth 1 miliard euro, me financim të ndarë në katër vite qeverisje.

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) edhe sa ishte në opozitë e kanë kundërshtar projektin e ndërtimit të autostradës së Dukagjinit pasi që  shuma prej një miliard euro do të ishte më mirë që të investohej në zhvillim ekonomik.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 Prill 2020

- Banka Qendrore e Republikës së Kosovës mban konferencën për shtyp për zhvillimet në sektorin financiar pas paraqitjes së Pandemisë Covid 19. (Ndërtesa e BQK-së, ora 11:00)

- Kompanitë Rajonale e largimit dhe grumbullimit te Mbeturinave mban konferencë për medie (Zyret e Kompanisë “Pastrimi", ora 12:00)

- Kompania Rajonale e Ujësjellësit 'Prishtina' të bëjë pastrimin e rezervuarit të ujit në objektin prodhues Kroni në komunën e Fushë Kosovës.