18 Prill 2024

KDI prezanton gjetjet për zgjatjen e punimeve në Autostradën Prishtinë - Han i Elezit

Prishtinë, 9 shkurt - Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), mban konferencën për media lidhur me zgjatjen e afatit për përfundimin e autostradës Prishtinë - Han i Elezit dhe qëndrimet e Qeverisë karshi kësaj kontrate.

Instituti Demokratik i Kosovës/ Transparency International Kosova, ka gjetur se Ministria e Infrastrukturës (MI) dhe Bechtel & Enka, janë marrur vesh që kësaj të fundit t’i zgjatet afati për 152 ditë për të përfunduar  punimet në autostradën Prishtinë – Hani i Elezit, gjë që ja pamundëson Qeverisë së Kosovës të kërkoj penalti për moszbatim të kësaj kontrate me kohë.
 
Kjo sipas KDI-se është paraparë në ankes kontratën e nënshkruar nga Ministria e Infrastrukturës (MI) dhe Bechtel & Enka, kopje e cila mban datën 5 shtator 2018, të cilën e ka siguruar KDI-ja.
 
Aneks kontrata e protokolluar me numër 02/8457 dhe e nënshkruar nga palët përcakton detyrimet e Qeverisë së Kosovës për 53 milion euro për Autostradën Prishtinë – Hani i Elezit (Autostrada Arben Xhaferi).
 
Me këtë aneks kontratë, përveç 53 milionëshit, MI-ja është pajtuar që të zgjatet afati i implementimit të kontratës bazë deri më 1 qershor 2019, përkatësisht 152 ditë i jepen kohë shtesë Bechtel& Enkes  për zbatimin  e punëve për këtë autostradë.
 
Në anën tjetër ministria vazhdimisht, përmes prononcimeve në media të ministrit Pal Lekaj, ka deklaruar se janë duke shikuar mundësit për vënien e penaltive për vonesa të Bechtel & Enkas në kryerjen e punëve.
 
Sipas kësaj aneks kontrate nuk është e qartë se si janë kalkuluar 53 milion euro dhe se në çfarë baze është shtyre afati për plus 152 ditë shtesë. KDI përmes konferencës për media në dhjetorin e 2018 ka kërkuar nga Ministria e Infrastrukturës sqarime se si janë kalkuluar 53 milion euro, por deri më tani nuk kemi pranuar asnjë informatë shtesë.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)