28 Mars 2024

Kacin, pro shkyçjes së operatorëve serbë në Kosovë

Bruksel, 28 prill - Raportuesi special i Parlamentit Evropian për Serbinë, eurodeputeti slloven Jelko Kacin konsideron se interesat ekonomike e jo politike janë motiv për shkyçjen e operatorëve serbë në Kosovë.

\"Nëse është e vërtetë se operatorët serbë në territorin e Kosovës nuk paguajnë gjithë atë që është normale që të paguhet në Bashkimin Evropian - ky është konflikt i interesave ekonomike, dhe unë këtë nuk do ta ngritja në nivel të marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës`, ka deklaruar Kacin për `Dojçe velen`.

Kacin mendon se pjesëtarët e minoritetit serb në Kosovë mund të shfrytëzojnë edhe operatorë të tjerë dhe gjërat aty mund të zgjidhen. \"Nga kjo nuk duhet krijuar një krizë më të madhe sesa që është\", thotë Kacin.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)