19 Prill 2024

Ish-Zmobile i ka shkaktuar humbje mbi 200 milion euro Telekomit, prokuroria hesht

Prishtinë, 13 nëntor - Federata e Sindikatave të Pavarura të Postë Telekomit të Kosovës (FSP-PTK) ka thënë së në vitet e fundit është ballafaquar ne vazhdimësi me sfidat qe ka kaluar dhe po kalon Telekomi.

"Jemi munduar në maksimum të bëjmë denoncimet për kontratat e dëmshme dhe faktorët që kanë ndikuar në gjendjen aktuale të kompanisë, këto denoncime i kemi bërë në Prokurorin e Shtetit dhe përmes mediave", thekson FSP-PTK.

FSP-PTK ka bërë të ditur se ka vazhduar edhe me informimin për gjendjen aktuale të Telekomit, tek Ministria përkatëse dhe deri te Kryeministri, mirëpo deri më tani kemi hasur në veshë të shurdhër.

''Ju kemi treguar se: kompania Dardafon.net (ish-Zmobile) ka qenë dhe është kontratë kriminale, e cila Telekomit i ka shkaktuar humbje mbi 200 milion euro. Gjithashtu, Sindikata ka bërë të qartë se FSP-PTK nuk e njeh këtë borgj, por kot...!''

''Me datën 26 tetor për herën e dytë, Telekomit të Kosovës nga zhvatësit Devollet i janë bllokuar llogaritë bankare. Bllokimi i dytë brenda 3 muajve dhe tërheqja e mjeteve financiare, ka rrezikuar operimin e kompanisë dhe mirëqenien e punëtoreve.''

''Prej datës 26.10.2020 e deri me tani, FSP-PTK ka bërë përpjekje për zgjidhjen e kësaj gjendje përmes dialogut social, mirëpo Aksionarit (Qeverisë të Republikës së Kosovës) nuk i kanë marre parasysh kërkesat tonë për një zgjidhje emergjente, që çon në ruajtjen e kompanisë, punëtorëve dhe rendit publike në Kosovë", thekson FSP-PTK.

FSP-PTK ju ka bërë të qartë se shkatërrimi i Telekomit ka ardhë nga Qeveritë dhe kjo gjendje DUHET të zgjidhet nga Qeveria sepse Qeveria duhet të merr përgjegjësi për pasurinë që menaxhon, kur dihet se Telekomi i Kosovës është pasuri e qytetarëve të Kosovës. Ketë pasuri, Kuvendi i Kosovës ja ka besuar për menaxhim dhe zhvillim e Telekomit, Qeverisë të Republikës së Kosovës.

FSP-PTK ketë gjendje e cilëson ALARM I KUQ, sepse në çdo moment janë kah rrezikohen mbi 1 milion konsumatorë të Telekomit, pagat e punëtoreve dhe në fund humbja e vendeve tona të punës.

"Prandaj, neve si punëtore nuk kemi rrugëdalje tjetër, vetëm të protestojmë, protestojmë dhe protestojmë, përkundër masave që ka ndërmarre Qeveria për ruajtjen nga COVID-19", thekson FSP-PTK.

Protesta fillon të Hënën prej orës 13:00 në Sheshin pran Qeverisë të Republikës së Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)