29 Mars 2024

Inspektojnë asfaltimin e rreth rrotullimit në rrugën Prishtinë - Lipjan

Prishtinë, 29 qershor - Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku dhe kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, vizituan punimet në aslfaltimin e rrethrrotullimit në rrugën nacionale Prishtinë - Lipjan.

Po ashtu, në këtë vit do të përfundohen edhe projektet të tjera të rëndësishme për komunën e Lipjanit, si rruga e cila do të lidhë qytetin e Lipjanit me magjistralen Prishtinë-Shkup dhe rikonstruksioni i rrugës në Gadime, si dhe disa projekte të tjera.

Projekti i ndërtimit të rrethrrotullimit në rrugën nacionale Prishtinë – Lipjan është financuar nga MI në vlerë 242,310.27 euro.

Investimet e bëra nga MI në përmirësimin e infrastrukturës rrugore në Lipjan po ndihmojnë në përmirësimin e jetës së banorëve të kësaj pjese, zhvillimin ekonomik dhe lëvizjen më të mirë të njerëzve dhe mallrave.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)