18 Prill 2024

Inaugurohet rruga “ Dituria” në Tomoc

Istog, 14 shtator - Është bërë sot inaugurimi i rrugës”Dituria” në Tomoc, ku pjesë e kësaj ceremonie ishte kryetari i komunës Haki Rugova bashkë më ambasadorin e SHBA-vë në Kosovë,  Greg Delawie.

Më këtë rast kryetari Haki Rugova falënderoj ambasadorin Greg Delawie për vizitën dhe u shpreh falënderues për realizmin e projektit për ndërtimin e rrugës “Ditura” nga shteti amerikan për komunitete që jetojnë në këtë pjesë. Unë si kryetar komune jam shumë i lumtur që në të gjitha periudhat kemi pasur një bashkëpunim të jashtëzakonshëm me USAID-in. Kemi realizuar bashkë projekte të qëndrueshme dhe funksionale. Këtu ku jemi sot jeton një komunitet i përzier dhe përzgjedhja për ndërtimin e kësaj rruge është bërë në bashkëpunim me komunitetin u shpreh kryetari Haki Rugova.

Ndërsa ambasadori amerikan Greg Delawie, u shpreh falënderues ndaj kryetarit Rugova si dhe të gjithë pjesëmarrësve në inaugurim. Ai u  shpreh se ndjehet shumë i lumtur që sot po e inaugurojnë bashkë këtë rrugë të cilën e kemi punuar bashkë më komunën e Istogut. Kemi pasur një bashkëpunim shumë të mirë dhe e vlerësoj shumë bashkëpunimin dhe punën e të gjithëve për realizmin e këtij projekti. Më vjen shumë mirë që e kemi sot këtë rrugë e cila do ta lehtësoj jetën e kaq shumë pjesëtarëve të komuniteteve të ndryshme të komunës së Istogut tha ndër të tjera ambasadori Delawie.

Ky projekt është realizuar në bashkëfinancim komuna e Istogut me USAID-in amerikan ku gjatësia e kësaj rruge është 1,312 metra me gjerësi 5 metra dhe vlerë të projektit 113,523,02 euro ku komuna e Istogut  ka participuar me 23,352,19 euro ndërsa USAIDI me 90,170,84 euro.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)