28 Mars 2024

Holanda kufizon shpejtësinë në autostrada në 100 km në orë

Amsterdam, 16 mars - Në Holandë ka hyrë në fuqi vendimi që ul kufirin e shpejtësisë nga 130 në 100 kilometra në orë në austostrada gjatë ditës për të mbrojtur mjedisin.

Në njoftimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Punëve Publike dhe Administrimit të Ujërave të Holandës, vendimi i marrë në nëntor të vitit të kaluar që ul kufirin e shpejtësisë në 100 km në orë mes orës 06:00-19:00 në autostrada, fillon të zbatohet nga sot.

Më tej thuhet se vendimi përfshin mbi 60 për qind të autostradave të vendit dhe se janë ndryshuar rreth 4.000 shenja të komunikacionit për kufizimin e shpejtësisë.

Ndërkohë, mes orëve 19:00-06:00 kufiri i shpejtësisë do të vazhdojë të qëndrojë në 130 kilometra në orë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)