29 Mars 2024

Heqja e homologimit për automjetet në proces si nismë ligjore e Kuvendit

Prishtinë, 11 maj - Ministri i Financave, Punës dhe Trasnfereve, Hekuran Murati, ka sqaruar se pse nuk është përfshirë Projektligji për Automjete, në Programin Legjislativ të Qeverisë së Kosovës për vitet 2021-2025, me të cilin parashihet heqja e homologimit.

Mospërfshirjen e këtij projektligji në plan, Murati e ka arsyetuar duke thënë se është nismë ligjore e Kuvendit dhe se tashmë është në proces.

“Eshte nisme ligjore e Kuvendit, tashme ne process”, ka sqaruar Murati.

Ndryshe, çështja për ndryshimin e Ligjit për Automjete u iniciua nga një peticion, ku u mblodhën 10 mijë nënshkrime.

Secili qytetar që importon automjet nga ndonjë vend tjetër në Kosovë është dashur të paguajë hiç më pak se 125 euro në emër të homologimit, proces ky i vlerësuar si i panevojshëm edhe nga përfaqësuesit e Bashkimit Evropian në Kosovë.

Për vite me radhë, homologimin në Kosovë e kryen vetëm kompania “Euro-Lab”, që është në pronësi të biznesmenit Blerim Devolli.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)