19 Prill 2024

Hekurudhat Maqedone mbeten pjesë e ish-hekurudhës jugosllave

Shkup, 25 gusht - Maqedonia është kyçur në nismën e re hekurudhore të cilën e kryesojnë Sllovenia, Kroacia dhe Serbia, lajmëruan nga “HM-transport”.

Në opinion u krijua pasqyrë e gabueshme se Maqedonia nuk ka shprehur gatishmëri që të marrë pjesë në aleancën e re hekurudhore, thekson për javoren “Forum”, Oliver Derkovski, drejtor i “HM-transport”.

Maqedonia definitivisht ka dëshirë që të bëhet pjesë e aleancës hekurudhore të cilën dhjetë vite pas shpërbërjes së RSFJ-së vendosën ta formojnë Sllovenia, Kroacia dhe Serbia, qëllimi i së cilës është transporti më efikas, më rentabil dhe më i shpejtë i mallrave dhe udhëtarëve në rajon.

Për këtë qëllim Derkovski, më 31 gusht, sivjet do të udhëtojë për në Slloveni ku në takim me udhëheqësinë e hekurudhës sllovene do të bisedojë për detajet rreth kyçjes së Maqedonisë në këtë projekt.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)