29 Mars 2024

Haradinaj: Projektet infrastrukturore do të përfundohen me kohë

Prishtinë, 13 shtator - Kryeministri i Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj e vizitoi sot Ministrinë e Infrastrukturës, ku u prit nga ministri Pal Lekaj.

Në këtë takim ministri Lekaj e njoftoi kryeministrin Haradinaj me stafin e departamentëve të kësaj ministrie si dhe me projektete e shumta dhe madhore që janë duke u zhvilluar, siç është ndërtimi i Autostradës Prishtinë-Hani i Elezit "Arbër Xhaferi“, projekti Prishtinë-Pejë si dhe projekti Prishtinë-Mitrovicë, e projekte të tjera infrastrukturore.

Ministri Lekaj, kërkoi nga kryeministri që të ketë përkrahjen e Qeverisë dhe të kryeministrit në mënyrë që disa projekte të cilat kanë filluar tash e disa vite të përshpejtohet përfundimi i tyre.

Në këtë takim ministri Lekaj,e njoftoi kryeministin edhe me projektet rrugore për të cilat janë nënshkruar memorandume bashkëpunimi me komunat. 

Kryeministri Ramush Haradinaj theksoi se intersimi i tij ishte që të njoftohet, me gjendjen e projekteve, se si kanë shkuar zhvillimet në Autostradën „Abër Xhaferi“, në çfarë faze janë punimet, pasi që ka mbetur një obligim, financiar i papërmbushur këtë vit."

Qeveria sipas tij do t’a gjejë një zgjidhje së bashku me Ministrinë e Financave që ky projekt të përmbyllet në afatin e paraparë të mos ndodhin vonesa.

"Diskutuam edhe për projekte tjera si dhe mardhëniet me disa institucione monetare ndërkombëtare siç është BERZH-i, dhe ka të bëjë me projektin Prishtinë-Pejë, e që në realizimin e këtyre punimeve hetohet një ngecje."

"Këto procedura duhet të trajtohen me proritet. Obligimi i ndërmarrë i Kosovës nga BERZH-i dhe ndërtimi i rugës të bëhet në kohën e duhur, jo në një ritëm të ngadalshëm dhe jo në një ritëm si ka ndodhë deri sot."

"E kemi shqyrtuar edhe obligimin që e ka Qeveria dhe ministria në projektet ekzistuese, janë disa projekte që duhet të trajtohen në aspekte ligjore, nga e kaluara dhe duhet të trajtohen. Me kujdesin më të madh do të respektojmë drejtimet zhvillimore ose drejtimet e akseve që janë në rëndësinë e vendit, një përparësi duhet t’i jepet aksit Klinë-Gjakovë, si zgjerim të kësaj rruge", ka theksuar Haradinaj.

Një kujdes më të shtuar sipas tij duhet ndaj kompanive punëkryese, që të ketë seriozitet në punë dhe aktivitetet që do të zhvillojnë. Vonesat e përfundimit të punimeve nga ana e kompanive do të ishin  një lajm i keq edhe për ne dhe për Kosovën, këtë ne nuk do ta lejojmë më, si ka shkuar deri më tani.

"Nëse ka marrë dikush me kry punë për këtë vend duhet që punimet të kryhen në afat kohor ose të përjashtohen nga mundësia e marrjës së punëve herave tjera", ka potencuar Haradinaj.    

Ministri Lekaj ka theksuar sesë bashku me stafin e njoftuan kryeministrin për politikat zhvillimore, politikat ekzekutive, për rrjedhat e projekteve dhe u betuam që do të jemi në shërbim të mirë të qytetarëve, ndërtimit dhe forcimit të shtetit të Kosovës. Kjo do të jetë moto e kësaj minsitrie.    

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)