24 Shkurt 2021

Hapja e kufijve ajror të mundësohet brenda 10 ditësh

Prishtinë, 9 qershor - Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, të martën (09.06.2020), mori pjesë në takimin koordinues të bashkërendimit të veprimeve ndërinstitucionale për fillimin e fluturime për dhe nga ANP “Adem Jashari”.

Ministri Abrashi kërkoi nga të gjitha institucionet relevante që sa më shpejt të përmbushen të gjitha kushtet, të bazuara në udhëzimet që dalin nga Agjencia Evropiane për Sigurinë e Aviacionit Civil (EASA), Organizata Ndërkombëtare e Aviacionit Civil (ICAO) dhe Ministria e Shëndetësisë, për parandalimin e përhapjes së COVID-19, në mënyrë që hapja e kufijve ajror të mundësohet brenda 10 ditësh.

Ky takim është organizuar nga Autoriteti i Aviacionit Civil.

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 Shkurt 2021

- Mbahet ceremonia e shpërndarjes së çertifikatave të auditorëve të energjisë. (Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit, ora 10:00)

- Agjencia e Kosovës për Akreditim dhe Projekti për Arsim të Lartë, Hulumtim dhe Shkencat e Aplikuara Plus bën prezentimin e Manualit për Ekspert të mbështetur nga HERAS Plus. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Mbahet seanca për shqyrtimin e ankeses per rritjen e denimit për rastin e vrasjes së Kujtim Veselit. (Gjykata e Apelit, ora 10:15)

- Pasi që në SHBA u shënua një moment historik i zymtë dhe i matur, ku u përkujtuan më shumë se 500.000 vdekje nga COVID-19 në këtë shtet, shoqata "Miqtë e Amerikës", me qëllim të solidarizimit me popullin e institucionet amerikane  do ta ulë në gjysëm shtizë flamurin amerikan dhe do të ndez qirinjë në nderim të të vdekurve. (Tek shtatorja e Presidentit Bill Clinton në Prishtinë, ora 11:00)

- Mbahet konferenca e radhës për ecurinë e çështjes së rastit ndaj krerëve të veteranëve të luftës së UÇK-së Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj. (Gjykata Speciale në Hagë,ora  11:00)

 

- Ministri në detyrë të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa mban konferencë për shtyp. (Ambientet e Ministrisë së Bujqësisë, ora 15:30)